Mesazh

Mos vendosni një pikë në fund të lutjes.

Isaia 37:20 Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti.

Në kapitullin 37 mbreti i Judës, Ezekia, po i lutej Perëndisë duke i thënë: “Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij.”, nga duart e mbretit të Asirisë. Kjo është pika ku dua të mendoni pak për qëllimin e atij shpëtimi, sepse ai thotë: “Perëndi, na shpëto! Na shpëto, na ndihmo!”. Nuk thotë thjesht “Na shpëto!”. Por thotë që t’i shpëtojë me një qëllim. Pra, është më shumë se sa shpëtim. Kjo lutje kërkon më shumë se sa thjesht shpëtim. “Na shpëto, na shpëto për një qëllim, që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti.”

Kur Perëndia e shpëton popullin e Tij, shpëtimi është më i thjeshtë se aq. Nuk ka të bëjë vetëm me shpëtimin e popullit të Tij, që qartësisht është e lavdishme, por ka të bëjë me një qëllim edhe më të madh. “Që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti.” Perëndia shpëton për hir të emrit të Tij, duke bërë që lavdia e Tij të njihet midis kombeve të tokës. Ezekia do që lavdia e Perëndisë të bëhet e njohur midis asirianëve. Prandaj ai thotë: “Na shpëto me qëllim që lavdia Jote të bëhet e njohur përmes shpëtimit tonë mes tyre.”. Kjo është një tablo që e shohim në të gjithë Biblën. Vazhdimisht e vazhdimisht e vazhdimisht shohim që qëllimi përfundimtar i Perëndisë në gjithçka që Ai bën dhe që duhet të na nxisë të lutemi, nuk është vetëm një gjë për ne. Po, ne kemi nevojë për ndihmën e Tij. Ne lutemi për gjëra në jetën tonë, por kjo ndodh që lavdia e Tij të mund të bëhet e njohur përmes jetëve tona. Specifikisht këtu është lavdia e Tij mes mbretërive të tjera… mes popujve, mes kombeve të tokës.

Unë dua t’ju inkurajoj të mendoni për lutjen tuaj për çdo ditë dhe të mendoni që të mos vini një pikë në fund të lutjes tuaj kur thoni: Perëndi, na ndihmo në këtë mënyrë. Ose kur lutemi për dikë tjetër. Ose kur i kërkojmë Zotit të bëjë diçka për ne. Po, është e drejtë të lutemi për ndihmën e Perëndisë në të gjitha këto mënyra, për sigurimin e Perëndisë në të gjitha këto mënyra të ndryshme. Por mos vendosni një pikë në fund të lutjes. Përkundrazi, plotësojeni lutjen. Perëndi, më ndihmo në këtë mënyrë me qëllim që lavdia Jote të mund të bëhet e njohur përmes jetës time. Perëndi, ndihmoje këtë person në këtë mënyrë. Perëndi, bëje këtë në jetën time, në jetën e dikujt tjetër, me qëllim që emri Yt të bëhet i njohur, lavdia Jote të bëhet e njohur në botën përreth. Specifikisht te më shumë e më shumë njerëz në botën përreth.

Le ta provojmë këtë. Ndërsa lutemi tani, le të mendojmë për gjërat në jetën tonë për të cilat kemi nevojë për ndihmën e Perëndisë, për gjërat për të cilat lutemi në jetën tonë tani, në familjen tonë, në kishën tonë. Le të lutemi për këto gjëra. Perëndi, na ndihmo të lutemi në këto mënyra që na vijnë në mendje. Ne kemi nevojë për ndihmën Tënde. Kemi nevojë për sigurimin Tënd. Kemi nevojë për hirin Tënd. Kemi nevojë për mëshirën Tënde çdo mënyrë të mundshme në jetën tonë, në familjen tonë, në punën tonë, në kishën tonë. Perëndi, ne lutemi për kishën në çdo mënyrë të mundshme dhe lutemi për ndihmën Tënde, për sigurimin Tënd, për hirin Tënd dhe për mëshirat e Tua, me qëllim që emri Yt dhe lavdia Jote të njihen në jetët tona dhe përmes jetëve tona, në familjet tona dhe përmes familjeve tona, që lavdia Jote të njihet në vendin tonë të punës.

Perëndi, ne lutemi që lavdia Jote të njihet në vendin tonë të punës. Perëndi, ne lutemi që lavdia Jote të njihet në dhe përmes kishës tonë, komunitetit tonë, qytetit përreth. Perëndi, ne lutemi që lavdia Jote të njihet mes shumë e shumë njerëzve, mes shumë e shumë njerëzve. Perëndi, ne lutemi që të gjitha mbretëritë e tokës të mund të dinë se vetëm Ti je Zoti. Perëndi, ne lutemi që kjo të nxisë lutjen tonë dhe të jetuarit tonë sot. Ne duam që Ti të bëhesh i njohur. Ne duam që Ti të njihesh si Perëndia i lavdishëm, i hirshëm dhe madhështor. Ne lutemi për këto gjëra në emrin e Jezusit, për lavdi të emrit të Tij. Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Gjymtyrë të ndryshme por një trup i vetëm!I gjithë trupi i Krishtit përfiton kur besimtarët përdorin dhuntitë që Perëndia u ka dhënë. Është pikërisht ajo kohë e vitit që anëtarët e kishave mblidhen për t’u kujdesur për ndërtesat e tyre, duke i pastruar me themel dhe duke u pregatitur për dimrin. Ka shumë gjëra për të bërë…
    Tags: të, për, në, që, mesazh
  • 100
    Të gjitha gjërat do të veniten një ditë!Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë.- Isaia 40:8 Mendoni për të gjitha gjërat përreth tani. Pa dyshim që nuk e di se ku jeni, jeni ulur apo jeni në këmbë, por shihni botën përreth jush dhe gjithë gjërat që do të veniten, bari, lulet, çdo…
    Tags: të, në, për, që, mesazh
  • 98
    Jo sakrificë tjetërNë thelb të shumicës së feve në botë është dëshira për ti sjellë kënaqësi një zoti apo  perëndie për të përfituar jetën e përtejme. Ndjekësit jetojnë me frikën se mos shqetësojnë perënditë e tyre, kështu që ditë pas dite punojnë për të fituar shpëtimin e tyre përmes veprave të mira…
    Tags: të, në, për, që, mesazh
  • 98
    I lirë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi për të qenë...“Të shfrytëzosh në maksimum kohën” mund të jetë një moto tepër e keqkuptuar! Menaxhimi i mirë i kohës nuk do të thotë të ecësh me ritmin e ndonjë regjimi rigoroz e strikt në rrugën e prodhimtarisë, por që të gjesh lirinë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi, duke…
    Tags: të, për, në, që, mesazh
  • 96
    Si të njohim Jezusin?Kur mësoni se si ta njihni Jezusin, ju filloni një udhëtim të mahnitshëm në planin e Perëndisë për jetën tuaj. Tek Romakëve 3:23 thuhet se të gjithë kanë mëkatuar dhe janë privuar nga lavdia e Perëndisë. Të njohësh Jezusin do të thotë thjesht të pranosh se ke nevojë për Të, të besosh atë që Ai…
    Tags: të, në, që, për, mesazh
Comments