Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!
Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “
Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave të Apostujve. Kishte disa mosmarrëveshje, madje dhe ndarje, në kishë, gjë që bëri të mblidhet këshilli i Jeruzalemit, i cili duhet të merrte disa vendime, në lidhje me paganët që po vinin në kishë. Ajo që më pëlqen, është se ata patën gjithë këtë diskutim dhe konkluzioni ishte ky: “na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve.” Më pëlqen kjo frazë. Kjo pamje e besimtarëve të mbledhur së bashku, për të diskutuar mosmarrëveshjet e tyre, duke e ditur se duhet të arrinin në një konkluzion. Dhe konkluzioni në të cilin arritën, ishte i drejtuar nga puna e Frymës së shenjtë në atë grup.
Thjesht mendoj për situata në të cilat jam gjendur dhe për marrëdhënie të ndryshme me ndjekës të tjerë të Krishtit. Mund të kenë qenë në martesë, me gruan time, në familje, në kishë, në udhëheqësinë e kishës. Ne duhet të marrim vendime dhe është e rëndësishme që kur marrim vendime, të mblidhemi së bashku, të ndajmë atë që shohim, atë që ndjejmë bazuar tek Fjala e Perëndisë, të ndajmë mendimet tona dhe pastaj të shkojmë në lutje tek Perëndia dhe t’i kërkojmë Frymës së shenjtë të sjellë një konsensus midis nesh dhe të na ndihmojë të ecim përpara. Ne duam të arrijmë në një pikë ku mund të themi: “Ne mendonim të gjithë ndryshe kur filluam diskutimin, dhe duam të arrijmë në pikën ku të mund të themi se na duket mirë Frymës së shenjtë dhe neve, që ta bëjmë këtë.”
Kështu, nëse jeni në një situatë ku ju dhe disa ndjekës të tjerë të Krishtit, nuk keni rënë dakord për dicka dhe duhet të arrini në një konsensus, unë do t’ju inkurajoja që të kalonit kohë në Fjalë së bashku, të lejoni që Fryma e Perëndisë, përmes Fjalës së Perëndisë, të drejtojë bisedat tuaja, të kaloni kohë në lutje, madje edhe të agjëroni, para Tij, dhe të luteni që Zoti, përmes Frymës së Tij, të sjellë konkluzionin e dëshiruar. Nëse jeni në një situatë të tillë tani, ose në të ardhmen, kur të mendoni për vendimet që duhet të merrni bashkë me ndjekësit e tjerë të Krishtit, duhet të punoni në Fjalë, dhe të punoni në lutje dhe në agjërim, dhe në komunitet, që të arrini në një konkluzion që do t’ju bëjë të thoni se ju duket mirë Frymës së shenjtë dhe juve që e bëtë atë gjë.
Tani, le të lutemi për këtë. Perëndi, unë lutem për mosmarrëveshjet, madje edhe ndarjet e mundshme, që vijnë në mënyra të ndryshme në jetën e njerëzve si në familje, apo në kishë, tani, ose në të ardhmen dhe për vendimet që duhet të merren. Zot, ne duam të të nderojmë Ty. ne duam të të lavdërojmë Ty. Ne duam të të bindemi Ty. Ne duam të dallojmë atë që është e urtë dhe e mirë, kur marrim vendime në jetën tonë, në familjen tonë dhe në kishën tonë. Kështu, ne lutemi që të na ndihmosh. Ne lutemi për konsensus të drejtuar nga Fryma e shenjtë. Ne lutemi që Ti të bekosh kohën tonë në Fjalën Tënde dhe kohën kur kërkojmë fytyrën Tënde, për të na sjellë në një konkluzion si ky që lexojmë tek kapitulli 15 i Veprave e Apostujve. Kështu, ne të mund të themi se na duket mirë Frymës së shenjtë dhe neve, që e bëmë këtë. Ne lutemi që Ti të na shenjtërosh. Na ndihmo të rritemi më shumë në ngjashmëri me Krishtin, gjatë marrjes së vendimeve tona. na ndihmo të jemi më të ndjeshëm ndaj Frymës Tënde dhe të fortë në Fjalën Tënde. Lutemi të na ndihmosh që të marrim vendime të urta, që drejtohen nga Fryma Jote, në jetën tonë, në familjen tonë dhe në kishën tonë. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.
Related Posts
- 100
- 100
- 100Besimi ynë forcohet kur i bindemi Perëndisë në situata sfiduese. Zanafilla 22:1-24 Ndonjëherë t’i bindesh Perwndisw nuk është e lehtë. Sa herë që përballeni me një thirrje të vështirë, kujtoni Abrahamin. Në pasazhin e sotëm, atij iu dha një nga sprovat më të mëdha të regjistruara në Bibël, megjithatë ai…
- 100
- 100Edhe gjuha është zjarr, botë padrejtësie; kështu është vendosur gjuha midis gjymtyrëve tona: ajo e fëlliq gjithë trupin dhe ndez rrotën e jetës (ciklin e natyrës së njeriut) dhe ndizet nga ferri (Gehenna). –Jakobi 3:6 Pohimet negative fillojnë me mendime negative. Për shembull, le të themi që një punonjës dëgjon…