Natyra e dashurisë së Perëndisë!
Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë…ndonëse ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar më anë të hirit). – Efesianëve 2:4-5
Kur shkurajohemi nga jeta, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është t’i kujtojmë vetes për natyrën e dashurisë së Perëndisë.
Një nga gjërat më të bukura që Bibla thotë është se ndonëse ne ishim akoma mëkatarë, Krishti vdiq për ne (shih Romakëve 5:8). Ai nuk priti që ne ta meritonim dashurinë e Tij. Ai na do pa kushte. Për të qënë e sinqertë, është e vështirë për shumë nga ne që ta kuptojmë sepse jemi mësuar që gjithkça në jetë ta fitojmë.
Për shkak të dashurisë së Tij të mrekullueshme dhe të thellë, Perëndia derdhi jetën e Tij falas për ne. Kjo është dashuri revolucionare, e vërtetë që jep veten sepse nuk kënaqet me pak.
Është dashuria pa kushte e Perëndisë që na tërheq drejt Tij, hiri i Tij i mrekullueshëm që fshin mëkatin tonë dhe sakrifica e fuqishme që bën një rrugë për të hyrë në praninë e Tij. Dashuria e Tij nuk heq dorë kurrë dhe asnjëherë nuk do t’ju braktisë. Sa herë që të ndiheni të dëshpëruar, kujtoni dashurinë e madhe që Perëndia ka për ju.
Lutje
Perëndi, dashuria jote më ngazëllen. Edhe kur nuk duket, dashuria jote nuk heq dorë kurrë. Ti dhe gjithçka për mua dhe e di pa asnjë dyshim që ti më do.
Related Posts
90
Ky artikull u shkrua si një guidë për lutje, bashkëbisedim dhe reflektim, për të falenderuar Perëndinë dhe për tu rritur në mirënjohje. Hap pas hapi ndajmë me ju 12 fusha të jetës për të cilat duhet të jemi falenderues, duke përfshirë dhe një varg biblik dhe bashkëbisedim, dhe shembuj që…Tags: të, për, dhe, ju, që, në, inkurajime
88
Por ai (Perëndia) që i jep farën mbjellësit dhe bukën për të ngrënë, ju dhëntë dhe i shumoftë (burimet tuaja) të mbjellat tuaja dhe bëftë që të rriten frytet e drejtësisë suaj (që manifestohet në vepra të mira, mirësi dhe bamirësi). – 1 Korintasve 9:10 Sistemi financiar i Perëndisë nuk është…Tags: të, dhe, perëndia, për, që, nuk, është, inkurajime
87
Dhe u tha atyre: “Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë (mendimi dhe studimi që bëni) që matni (për të vërtetën që dëgjoni), do t’ju matet juve (virtyti dhe njohuria); edhe juve që dëgjoni do t’ju jepet edhe më (përtej).” – Marku 4:24 Nëse jeni një besimtar, me siguri keni…Tags: të, që, më, për, dhe, në, nga, inkurajime
87
Veprat e Apostujve, kapitulli 20, vargu 24, një nga vargjet e mi të preferuar në Librin e Veprave të Apostujve. Pali tha: “Por unë nuk dua t’ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti…Tags: të, që, për, nuk, në, inkurajime
87
Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata? ( Mateu 6:26) Jezusi i këshilloi dishepujt e Tij që të “ vinin re zogjtë e qiellit…” Në një…Tags: të, në, që, për, nuk, inkurajime