Natyropatia- Këshilla të rëndësishme!
Natyropatia është një bashkësi disiplinash plotësuese e mjekësisë zyrtare e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke përfshirë homeopatinë apo osteopatinë akupunkturën.
Arben Gjoni, mjeku natyropat i diplomuar në Itali gjatë një interviste për TV7 Albania ndau disa këshilla të rëndësishme që lidhen me konsumimin e ushqimit por edhe informacione të rëndësishme që lidhen me mënyrën e të jetuarit.
-Nëse zgjoheni në mëngjes dhe jeni të uritur, duhet të konsumoni proteina. Zgjedhja se çfarë konsumoni nga këto proteina, mbetet e juaja. Mund të merrni avokadon, arra ,vezë apo proshutë. Kur keni shumë uri do të thotë që keni shumë acid në stomak, nëse konsumoni lëng, do të shkaktojë skuqje stomaku, fryrje e probleme të tjera.
-Nëse nuk keni uri, mund të konsumoni për mëngjes, buke me mjaltë apo gjalp me reçel(tek karbohidratet)Nëse nuk keni uri, mund të konsumoni karbohidrate.
-Sa i përket trahanasë, është bukë me bukë. Trahanaja është e shijshme dhe nuk krijon probleme në organizëm. Mund të konsumohet shumë mirë nëse dëshiron të biesh nga pesha pasi nuk ka vlera ushqyese. Sa i përket tërshërës(drithëra)kanë fibra insolubile të patretshme. Kur konsumoni tërshërë, ajo ju shkakton dëm në zorrën e holle apo të trashë sidomos tek fëmijët janë shumë të rënda e dëmtojnë sistemin imunitar.
-Konsumimi i ujit. Nëse një person është 45 kg( është i dobët) ka kockën e hollë, me zor qëndron në këmbë. Nëse ky person konsumon 3 litra ujë në ditë (siç rekomandohet), ai do t”i nxjerrë të gjitha mineralet dhe do të sëmuret shumë shpejt. Konsumimi i ujit është specific për personin, në varësi edhe të punës që bën. Nësë një person kryen një punë të lodhshme e ku djersin, në këtë rast duhet të konsumojë sa më shumë ujë. Pra, duhet parë në tërësi individi e më pas të marrë rekomandimin sesa litra ujë është më mirë për të.
-Ajo që bën një natyropat është një check up natyropatik që tregon anën funksionale, jo anën patologjike. Janë dy këndvështrime të ndryshme të individit. Ana funksionale përkthehet në mostretje të mirë të ushqimeve(në rastin e stomakut) por nuk kam asnjë sëmundje stomaku. Kjo tregon mosfunksionim të mirë të stomakut. Këtë e bën natyrapatia. Ndërsa mjekësia zyrtare(allopatia) nuk e bën dot këtë punë sepse merret me sëmundjen.
-Të paktën një herë në jetë duhet të kryhet një vizitë tek natyrapati. Nëse dëshironi të bëni si mënyrë për të kontrolluar vetveten, atëhere mund të kryeni kontrolle të vazhdueshme. Në bazë të vlerës që i jep jetës, kryen edhe kontrollet.
Related Posts
- 100
- 100Komplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…
- 100Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në…
- 98Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Këshilli i Ministrave e shpalli këtë vit si Vit Jubilar Mbarëkombëtar për të shërbyer për përkujtimin e përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar…
- 97