Inkurajime

Ndaloni dhe kthehuni tek Zoti për plotësimin e nevojave tuaja.

Ndonjëherë janë disa vargje nga Bibla që bëhen aq të njohura, saqë thjesht i kalojmë pa u kushtuar rëndësinë praktike që kanë. Isaia 9:6 është një nga ato vargje. Po e lexoj për ju:

Sepse na ka lindur një fëmijë,

një djalë na është dhënë.

Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria

dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm,

Perëndi i fuqishëm,

Atë i përjetshëm, Princ i paqes.

Dashur pa dashur këtë varg ja kemi dedikuar sezonit të Krishtlindjes, sepse profetizon ardhjen e Shpëtimtarit tonë rreth 700 vjet përpara se të ndodhte ngjarja. Por lexojeni dhe njëherë me vëmendje dhe ndoshta do të gjeni pikërisht atë që ju nevojitet sot, sepse ai varg përmban katër emra të ndryshëm të Zotit tonë.

Për shembull, a keni nevojë për urtësi dhe drejtim sot? Ai është “Këshilltari juaj i admirueshëm”, i cili ka të gjithë urtësinë dhe e di fundin që nga fillimi. Lëreni Atë t’ju këshillojë se cilën rrugë të ndiqni.

Ndoshta ju duhet të bëni një punë të rëndësishme që askush tjetër nuk mundet. Mos harroni se Ai është “Perëndia juaj i Fuqishëm”, i cili ka të gjithë fuqinë si në qiell dhe në tokë.

Ose ndoshta jeni lënduar dhe keni nevojë për ngushëllimin dhe kujdesin e Perëndisë. Isaia thotë se Ai është “Ati juaj i Përjetshëm”, më i dashur se sa mund të ishte ati më i mirë tokësor. Ai kurrë nuk do të pushojë së qëni Ati juaj i Përjetshëm, sepse Ai ka premtuar se nuk do t’ju lërë kurrë – kurrë, kurrë.

Dhe, nëse zemra juaj është e trazuar për situatat me të cilat po përballeni, keni nevojë për “Princin e Paqes”, i cili mund t’ju japë paqen që e dëshironi aq shumë.

Miku im, mos prit deri për Krishtlindje për të gjetur  Këshilltarin e Admirueshëm, Perëndinë e Fuqishëm, Atin e Përjetshëm dhe Princin e Paqes për të cilin ke nevojë sot. Kthehuni tek Ai sepse është burimi i gjithçkaje që të nevojitet.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Kur njerëzve që ju kanë lënduar u ndodhin gjëra të mira!…sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të këqijtë dhe mbi të mirët dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët (njësoj). – Mateu 5:45 A keni parë dikë të marrë një bekim nga Perëndia dhe të ndiheni sikur nuk e meritonin? A keni parë që…
    Tags: të, ju, që, dhe, për, inkurajime
  • 92
    Jeta dhe paqja gjenden këtu!Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas Frymës në gjërat e Frymës.Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontrolluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe.– Romakëve 8:5-6 Me mijëra e mijëra vjet, njerëzit fetarë janë…
    Tags: të, dhe, që, se, për, ai, inkurajime
  • 90
    12 Arsye për të qenë FALENDERUESKy artikull u shkrua si një guidë për lutje, bashkëbisedim dhe reflektim, për të falenderuar Perëndinë dhe për tu rritur në mirënjohje. Hap pas hapi ndajmë me ju 12 fusha të jetës për të cilat duhet të jemi falenderues, duke përfshirë dhe një varg biblik dhe bashkëbisedim, dhe shembuj që…
    Tags: të, për, dhe, ju, që, inkurajime
  • 90
    Lejo paqen e Perëndisë të mbretërojë—dhe ji mirënjohës.Dy nga nipërit e mi, njëri 6 vjeç dhe tjetri 9  vjeç në atë kohë, ishin vërtetë  të zemëruar me njëri-tjetrin. Nuk më kujtohet se cili ishte konkretisht problemi, por ata filluan të flisnin me fjalë urrejtje ndaj njëri-tjetri. Më në fund ndërhyra dhe i ndërpreva. “ Carson, më thuaj…
    Tags: të, që, për, dhe, inkurajime
  • 90
    Fuqia e dashurisëPerëndia i ofron dashurinë e Tij çdo personi, pavarësisht nga e kaluara e tij – dhe Ai dëshiron që ne të bëjmë të njëjtën gjë. 1 Korintasve 13:4-6 Pasazhi i sotëm na thotë se dashuria nuk “gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën” (vargu 6). Me fjalë të tjera, Perëndia nuk…
    Tags: të, që, për, dhe, ai, inkurajime
Comments