Inkurajime

Ndërprerjet

Autorja Xhill Briskou bën pyetjen: “A keni ditë kur e gjithë koha juaj është organizuar në mënyrë të mrekullueshme dhe më pas nuk bëni asgjë nga ato që kishin planifikuar për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme?”.

Xhilli na flet për fundin e atyre ditëve dhe për pritjen me padurim për të folur me Perëndinë në mbrëmje në mënyrë që ajo të fillonte të ankohej për ditën e saj të ngarkuar. Ajo shkruan: “Unë i kisha planifikuar të gjitha dhe dita filloi. Sapo fillova, ra telefoni, më thirrën fëmijët, lavatriçja ishte plot me rroba, qeni u largua dhe një person në nevojë u shfaq nga hiçi dhe kërkonte vëmendjen time.”.

Ajo e pranon që zonja në nevojë nuk ishte dhe aq mirë. “Unë u përpoqa t’i dëgjoja vuajtjet e saj të vazhdueshme, por i kisha sytë te ora dhe ajo vuri re që unë po shihja orën. Ajo u largua me nxitim duke u ndjerë jo e mirëpritur, jo e përkujdesur, e padashur dhe po aq bosh sa ishte kur erdhi. Kështu unë u mbusha me faj.”.

“Epo”, e siguroi ajo veten, “ishte faji i saj. Ajo nuk kishte lënë takim.”

Xhill dëgjoi një zë në vesh: “E lashë unë takimin për të”. Ajo kërceu përpjetë sepse nuk e kishte parë Perëndinë kur hyri në dhomë. “E le Ti takimin me të? Po pse nuk më pyete mua fillimisht?”.

“As ti nuk më pyete mua. Ajo kishte nevojë për ty,” theksoi Perëndia.

“Por Zot, Ti e dije se si ishte programi im!”

Ai iu përgjigj: “Ti mund të zgjidhje. Njerëzit janë më të rëndësishëm se programet, Xhill.”

Më pas Ai u largua. Unë iu afrova.

“Të lutem, Zot, nëse nuk është vonë, sille sërish te unë nesër atë grua.”

Zoti iu përgjigj: “Por programi yt është shumë i ngjeshur tashmë.”.

“Të lutem, Zot. Unë do të jem duke pritur.”

Pati një heshtje të gjatë. Ai ishte larguar.

Gruaja në nevojë nuk u kthye më. E pse të kthehej? Çfarë humbjeje!

Te kapitulli 3 i Letrës së Parë të Gjonit na thuhet: “Djema të mi, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe me të vërtetë” (vargu 18). Lejomëni t’ju bëj një pyetje: “A është e dukshme dashuria juaj sot?”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    Mjaft patët frikë!Në vitin 1938, kur Bill dhe Majlldred Dillon po lundronin për në Angli për një shërbesë, u ngrit një stuhi dhe Majlldred u frikësua. Disa vite më parë ajo gati sa nuk humbi jetën e saj kur një tornado mori përpara qytetin e Fort Uejn në Indiana. Ajo u mbulua…
    Tags: në, të, më, dhe, për, nuk, ajo, inkurajime
  • 91
    Mjaft patët frikë!Në vitin 1938, kur Bill dhe Majlldred Dillon po lundronin për në Angli për një shërbesë, u ngrit një stuhi dhe Majlldred u frikësua. Disa vite më parë ajo gati sa nuk humbi jetën e saj kur një tornado mori përpara qytetin e Fort Uejn në Indiana. Ajo u mbulua…
    Tags: në, të, më, dhe, për, nuk, ajo, inkurajime
  • 91
    Mirënjohja!Kohanimët ( priftërinjtë) duhet të inspektonin lëkurën e të infektuarit për të parë nëse shpërthimi ishte në të vërtetë lebër, apo nëse ishte ndonjë sëmundje tjetër. Po kështu, kur dikush pa se lebra ishte larguar, kërkohej që të paraqitej te prifti për të marrë deklaratën e tij se personi ishte…
    Tags: të, dhe, për, ishte, në, inkurajime
  • 91
    Shprehni mirënjohjen tuaj ndaj të tjerëveKohanimët ( priftërinjtë) duhet të inspektonin lëkurën e të infektuarit për të parë nëse shpërthimi ishte në të vërtetë lebër, apo nëse ishte ndonjë sëmundje tjetër. Po kështu, kur dikush pa se lebra ishte larguar, kërkohej që të paraqitej te prifti për të marrë deklaratën e tij se personi ishte…
    Tags: të, dhe, ishte, për, në, inkurajime
  • 90
    Bekimi në Sprova“Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.” – Psalmi 119:67 “Zoti nuk e lejon dhimbjen tonë të jetë e kotë. Ai e përdor çdo vuajtje për të na forcuar, për të na shenjtëruar dhe për të na afruar më pranë zemrës së Tij.” June…
    Tags: të, në, për, dhe, inkurajime
Comments