Inkurajime

Ndiqmëni…

Mateu kapitulli 4, vargu 19. jezusi u tha atyre: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” Kjo është ftesa fillestare e Jezusit për katër dishepujt. Simoni, i quajtur Pjetër gjithashtu, Andrea, vëllai i Tij dhe pastaj më pas Jakobi dhe Gjoni. “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” Më ndiqni mua dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish. Dhe në këtë pamje, shohim ftesën e Jezusit për të gjithë ne.

Ai na ka ftuar ta ndjekim Atë, gjë që është mëshirë e pastër që nga fillimi, që jezusi të vijë tek ne, ashtu sic bëri edhe me dishepujt. Ai fillon kështu, një marrëdhënie me ne, duke na thirrur tek Vetja e Tij. Ai thotë: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” Dhe që nga fillimi, ndjekja e Jezusit kishte të bënte me peshkimin e njerëzve. cdo ndjekës do të ishte një peshkatar dhe do të peshkonte njerëz. me sa duket, Jezusi këtu po përdor një analogji. Ai po thoshte: “Dëgjoni, në vend që të shkoni e të zini peshk, ju do të shkoni e të zini njerëz, që t’i sillni në Mbretëri. Ja se c’do të thotë të më ndiqni mua: Ndërsa më ndiqni, do të sillni edhe njerëz të tjerë që të më ndjekin.”

Mendoj për një mikun tim, i cili shërbeu për një kohë të gjatë, në një pjesë shumë të vështirë të botës, për ndarjen e Ungjillit. Dhe sapo ai drejtonte dikë tek Krishti, në atë pjesë të botës, menjëherë i thoshte: “Tani, ti je një ndjekës i Krishtit. Shkruaj emrat e njerëzve që ke përreth, aty ku ti ke ndikim, të cilët nuk kanë një marrëdhënie me Krishtin, nuk besojnë tek Krishti.” Dhe pothuajse këtu përfshiheshin të gjithë njerëzit që ai person njihte. Pastaj, miku im i thoshte: “Tani, qarko emrat e pesë ose dhjetë personave në këtë listë, që ka gjasa të të vrasin, nëse ti ndan Ungjillin me ta.” Që nga fillimi i ndjekjes së Jezusit, dishepujt mësuan të mendonin për peshikimin e njerëzve, duke drejtuar njerëz të tjerë tek Krishti. Dhe i njëjti realitet, duhet të jetë i dukshëm sot, në jetën e secilit prej nesh.

Sot në kisha, ka shumë ndjekës të Krishtit që rrallë e ndajnë Ungjillin me njerëzit e tjerë, për të mos thënë asnjëherë. Dhe nuk duhet të jetë kështu. Peshkimi i njerëzve është një pjesë thelbësore e ndjekjes së Krishtit. Bërja e dishepujve është thelbi i domethënies së të qenit dishepull. Kështu, le të lutemi për njëri-tjetrin, që Perëndia të na ndihmojë të peshkojmë njerëz dhe të na ndihmojë gjithashtu, që të mos e shpërfillim këtë mundësi të lavdishme për të cilën Perëndia na ka thirrur, për të drejtuar njerëzit tek krishti. Sa privilegj i mahnitshëm është, të jesh pjesë e gjithë kësaj. Ne jemi falenderues për personat që na sollën ne tek Krishti dhe le të bëhemi si ata persona. Tani është rradha jonë.

Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh të peshkojmë njerëz. Ti thua pikërisht në këto vargje, Jezus, se kur ne të ndjekim Ty, Ti do të na bësh peshkatarë njerëzish. Kështu ne të kërkojmë Ty sot, të na bësh peshkatarë njerëzish. Na ndihmo të kërkojmë njerëz dhe të jemi të qëllimshëm e të punojmë që ata të vijnë në njohjen e Krishtit. Na ndihmo të lutemi për këtë përfundim. Na ndihmo të ndajmë Ungjillin. Zot, na ndihmo të ndajmë lajmin e mirë të asaj që Ti ke bërë në Krishtin, me dikë tjetër sot. Zot, ne lutemi që të mos na lejosh ta kalojmë jetën tonë, duke mos bërë atë që Ti na ke thirrur të bëjmë dhe për të cilën na ke ndarë vecmas. Ne lutemi që të na bësh peshkatarë njerëzish. Ne lutemi që frytet e jetës sonë, të jenë shumë njerëz. U bëftë kështu, Perëndi, në jetën e secilit prej nesh. Le të ketë shumë njerëz që ndjekin Krishtin, ngaqë ne kemi qenë të qëllimshëm në peshimin e njerëzve. Në emër të Jezusit, amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    U tregoni njerëzve se janë pafundësisht të çmuar!Edhe sikur babai im dhe nëna imë të më braktisnin, Zoti do të më pranonte (si fëmijë të birësuar). – Psalmeve 27:10 Kam zbuluar se shumë nga njerëzit që takojmë çdo ditë të jetës, nuk e kuptojnë vlerën që kanë si fëmijë të Perëndisë. Mendoj se i ligu punon shumë fort…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 100
    Të ruash balancat kur je prind!Si shigjeta në duart e njė trimi, kështu janë bijtë e rinisë. Psalmi  127:4 Një nënë e re i bërtiti fëmijës, “Pusho tani!” . Ai  fëmijë nuk kishte mbushur ende një vjeç. Teksa e shihja, kuptova se ishte i sëmurë. Hundët e tij po kullonin dhe sytë i kishte të…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 100
    BesimiKi besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. ( Fjalët e Urta3:5-6.) Allister Begg  tregon se një ditë, ai bashkë me gruan e tij panë një çiklist, i cili…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 100
    Një Ditë e Re!Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. –2 KORINTASVE 5:17 Si “një krijesë e re”, ti nuk duhet t’i lejosh gjërat e vjetra që të kanë ndodhur të vazhdojnë të ndikojnë në…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 98
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, inkurajime
Comments