Inkurajime

Ndjeshmëria

Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.- Mateu 7:12
Në programin e terapisë së lojës, që zhvillohej në spitalin Grace New Haven, kishte një problem. Pastruesi ishte shumë i zemëruar dhe i ashpër me fëmijët. Ata hidhnin në tokë bojë dhe baltë, e ndotnin kështu dyshemenë e tij të pastër. Gjithashtu edhe infermieret u zemëruan, por ato u zemëruan me pastruesin. Nëse nuk do të kishte shumë kohë që punonte në spital, me shumë mundësi do ta kishin pushuar nga puna.
Një ditë, kryeinfermierja, e pa burrin e vjetër teksa pastronte dyshemetë, me kurriz të kërrusur . Pastaj e vendosi veten në vendin e tij. Ajo kuptoi se ai kishte pastruar atë dysheme për vite me radhë, e ndaj ishte kaq i lidhur me idenë se dyshemeja duhet të qëndronte e pastër. Ajo i shpjegoi me kujdes të moshuarit, se sa shumë po i ndihmonin fëmijët aktivitetet për t’u shëruar. Pastruesi arriti ta kuptonte këtë. Kur ai pastron tani bojën dhe baltën që hedhin fëmijën, e sheh veten si pjesë e programit, që do të ndihmojë fëmijët të shërohen.
Psikologët e quajnë këtë, të luash rolin tënd. Të Krishterët e quajnë “Rregulli i Artë”. Bota e quan atë diçka krejtësisht të pakuptimtë. Ja si u shpreh Jezusi “Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.( Mateu 7:12). Këto fjalë janë baza e Rregullit të Artë. Do të thotë “ Vendose veten në këpucët e të afërmit tënd dhe trajtoje atë ashtu siç do të doje që ai të të trajtonte ty.”

Infermierja i vuri në praktikë fjalët e Jezusit. Psikologët thonë se ajo përdori ndjeshmërinë. Ajo mësoi të vlerësojë ndjenjat e të moshuarit, e sërish nuk u përfshi aq shumë sa që kjo gjë, të ndikonte në gjykimin e saj. Të përdorësh ndjeshmërinë, ose të ushtrosh Rregullin e Artë, do të thotë të luash rolin tënd në shoqëri. Pyete veten tënde “ Përse vepron ai kështu? Dhe “ Çfarë ndjen, përderisa vepron kështu?” Pastaj përpiqu që të mendosh njësoj siç do të mendonte ky person. Çfarë e bën atë të veprojë ashtu? Nëse do të ishe duke u përballur me të njëjtat probleme dhe rrethana, si do të reagoje? Ti e kupton se me shumë mundësi nuk do të veproje shumë më ndryshe nga sa vepron ky person. Një pjesë e rëndësishme e këtij procesi është të kuptuarit. Problemi me pjesën më të madhe nga ne, është se ne ndjejmë se vetëm këndvështrimi ynë është i drejtë. Të vendosesh në këpucët e dikujt tjetër, do të thotë që të harrosh veten tënde dhe kjo është një detyrë me të vërtetë e vështirë. Është shumë e thjeshtë që të kemi një opinion të lartë për veten tonë dhe të ulët për të afërmit tanë e njerëzit e tjerë.
A i ke kërkuar ndonjëherë Zotit, që të të ndihmojë të shohësh nëpërmjet këndvështrimit të një personi tjetër? A je lutur ndonjëherë për atë person që të irriton dhe që vazhdimisht kërkon të bëjë padrejtësi ndaj teje? Me shumë mundësi jo. Më lejo të ndaj me ty një sekret. Nëse je gati për t’u ulur në gjunjë, e për t’i kërkuar Zotit që të të ndihmojë të duash personin që për momentin duket kaq i vështirë për t’u dashur, do të arrish ta shohësh këndvështrimin e tij shumë më lehtë. Duhet të pranojmë, se kur ne shohim mënyrën se si na shohin të tjerët, dukemi shumë ndryshe. Fjalët e Krishtit na shërbejnë si një udhëzim për të jetuar një jetë të vlefshme dhe me qëllim; por nëse nuk ndjekim këshillën e Tij, kjo nuk do të na vlejë. Lexo Biblën dhe vër në praktikë mësimet e saj në jetën tënde.
Pyetje: A ka ndonjë në jetën tënde, njësoj si pastruesi i spitalit, që të mërzit për shkak të asaj që bën? Përpara se të reagosh me zemërim, vendose veten tënde në këpucët e tij. Si duket jeta, e parë nga pikëvështrimi i këtij personi? Një fjalë e urtë e vjetër thotë “ Nuk ke të drejtë të kritikosh tjetrin deri sa të ecësh një milje me këpucët e tij.” Kjo është e vërtetë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Projektimi i brendshëm … nga PerëndiaA e di se Bibla flet edhe mbi mobilimin e shtëpisë tënde? Shkruesi i Fjalëve të urta ka thënë” Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.”( Fjalët e Urta 24:3-4) Më lejo të përsëris pjesën…
    Tags: të, që, mesazh, inkurajime
  • 98
    Rëndësia e së VërtetësRevizionistët historianë dhe studiuesit liberalë të Biblës po përpiqen t’i shtojnë vlera moderne Fjalës së Perëndisë dhe fakteve historike. Dhe heqin copat që nuk u pëlqejnë. Le të jemi të vetëdijshëm për një gjë: Nëse vazhdojmë kështu si e kemi nisur, do të përfundojmë me një tufë gënjeshtrash dhe fëmijët…
    Tags: të, që, mesazh, inkurajime
  • 97
    “Zoti dëshiron të të përdorë ty”Në leximin e Torës së kësaj jave, do të gjeni një mesazh inkurajimi nëse ndiheni  jo të kualifikuar për të qëndruar para Zotit. E vërteta është se çdo person, pavarësisht nëse e di apo jo, nuk është mjaftueshëm i aftë për t’i shërbyer Perëndisë. Gjëja e rëndësishme për të kujtuar…
    Tags: të, që, mesazh, inkurajime
  • 96
    Perëndia ka një plan madhështor për ju!Por secili të shqyrtojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë të mburrurit vetëm për veten e tij dhe jo për tjetrin. – Galatasve 6:4 Duhet ta ndalojmë veten së krahasuari me të tjerët, sepse Perëndia nuk do që të jemi të irrituar dhe të ndihemi të pavlerë për bekimet…
    Tags: të, që, mesazh, inkurajime
  • 96
    Të sjellësh ndryshimin!Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve. Ezekieli 13:1-16 Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja,…
    Tags: të, që, mesazh, inkurajime
Comments