Inkurajime

Nevoja jonë e përditshme për të adhuruar dhe shërbyer Zotit!

Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht  תָמִיד ṯāmīḏ;”.

“Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta ofrosh në mëngjes dhe tjetrin në të ngrysur.” Eksodi 29:38-39

Oferta ṯāmīḏ bëhej çdo ditë të vitit me qëllim që t’u kujtonte njerëzve se përgjegjësitë e tyre përpara Perëndisë nuk kishin të mbaruar. Fjala hebraike “ ṯāmīḏ ” fjalë për fjalë do të thotë “gjithmonë”. Pali shkroi: “Lutuni pa pushim” (1 Thesalonikasve 5:17); termi “lutje” nuk pasqyron vetëm bërjen e njohur të kërkesave të dikujt përpara Perëndisë, por përfshin gjithashtu adhurimin. Për shkak se oferta e përditshme ishte kaq e rëndësishme për t’u kujtuar njerëzve nevojën e tyre të përditshme për të adhuruar dhe për t’i shërbyer Zotit, nuk është për t’u habitur që kur Antikrishti të sundojë mbi tokën, ai do të përpiqet të ndalojë kryerjen e ofertës ṯāmīḏ. Kjo shihet në kapitujt 8, 9 dhe 12 të Danielit.

Gjoni shkruan se në një fare mënyrë Antikrishti është tashmë në botë. Kjo nuk do të thotë fizikisht, por përkundrazi se fryma e tij e paperëndishme po punon në botë edhe tani. Si mund të jetë e mundur kjo gjë? Rreth nesh ka ndikime që e kanë themelin në atë që është në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë. Ka kaq shumë gjëra që na tundojnë dhe na bëjnë të largohemi nga përgjegjësitë tona ndaj Perëndisë së Gjallë. Kështu që shumë njerëz e shohin adhurimin si një aktivitet një ditë në javë në vend që të kuptojmë se duhet të ndalojmë aktivitetet e përditshme në mënyrë që gjatë gjithë ditës t’i drejtoheni Yeshua-s në lutje.

Danieli e bëri zakon të kthehej drejt Jeruzalemit tri herë në ditë për të adhuruar,

“…Kur Danieli mësoi që dokumenti ishte nënshkruar, hyri në shtëpinë e vet. Pastaj në dhomën e tij të sipërme, me dritaret e saj të hapura në drejtim të Jeruzalemit, tri herë në ditë gjunjëzohej, lutej dhe falenderonte Perëndinë e tij…” Danieli 6:10

Edhe pse ka shumë përfitime nga lutja dhe adhurimi i Zotit gjatë çdo dite, lexohet në paragrafin që ka të bëjë me ofertën ṯāmīḏ,

“…kur unë do t’ju takoj për të folur me ty.” Eksodi 29:42

Një nga arsyet që njeriu shpesh dështon të zbatojë vullnetin e Zotit është për shkak të mungesës së zbulesës nga Ai. Vazhdimisht njerëzit ankohen se Zoti duket i largët dhe nuk dëgjojnë udhëzime prej Tij. Ky varg mëson se është me anë të adhurimit që njeriu i afrohet Zotit dhe është në gjendje të dëgjojë Frymën e Shenjtë, dhe të marrë drejtim në jetën e tij për ta ndjekur Zotin. Heshtja nga Perëndia shpesh është thjesht një simptomë e mungesës së adhurimit të përditshëm të Perëndisë së Gjallë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9 Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të…
    Tags: të, për, dhe, në, që, mesazh, inkurajime
  • 98
    Pranoni rolin që Zoti ju ka dhënë!Ashtu si ne sot, kisha e Korintit luftoi me rolet gjinore dhe çështjet e nënshtrimit, ndal Pali i udhëzoi ata si si duhet të silleshin në mënyrë biblike. Në pamje të parë, ky pasazh mund të duket se ka të bëjë vetëm me faktin nëse gratë mund t’i shkurtojnë flokët…
    Tags: të, që, në, dhe, mesazh, inkurajime
  • 98
    Ne duhet t’i bindemi Perëndisë dhe jo njeriutVeprat e Apostujve 5:29: “Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: “Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.” Oh, unë dua që kjo lutje të jetë komenti i jetës sime. Do ta thosha si inkurajim: Le të jetë kjo lutje, komenti i jetës suaj, le të jetë ajo që na…
    Tags: të, që, për, në, mesazh, inkurajime
  • 98
    Dritë në kulturën e errëtGjithmonë ka pasoja kur populli i Perëndisë ndalon së nderuari Atë dhe  nuk i bindet Fjalës së Tij. Kur izraelitët ia kthyen shpinën Perëndisë, Zoti u hoqi dorën e tij mbrojtëse. Dhe ata përfunduan si viktima të terroristëve të kohës së tyre, babilonasve. Lexoni librin  e Habakukut se çfarë thotë…
    Tags: të, dhe, për, në, mesazh, inkurajime
  • 98
    Të ngadaltë në zemërim!Fjalët e urta 19:11: “Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.” Mendoni për këtë. Meditoni për këtë. Mencuria e bën njeriun të ngadaltë në zemërim dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet. Mendoni për pjesën e…
    Tags: të, në, dhe, për, mesazh, inkurajime
Comments