Inkurajime

Nga persekutues në ndjekës!

Veprat e Apostujve, kapitulli 22, vargu 4. Pali po bën një mbrojtje të jetës së tij dhe të kthimit të tij në besim, para një grupi njerëzish. Ai thotë në vargun 4: “unë kam përndjekur…” po flet për të krishterët… “unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur dhe duke futur në burg burra dhe gra, sikurse jep dëshmi për mua kryeprifti dhe gjithë sinedri i pleqve.” Kështu në thelb, këtu Pali po tregon se si ka përndjekur të krishetrët deri në vdekje, se si i ka lidhur dhe se si ka burgosur burra e gra.

Po të lexojmë më poshtë, shohim se Pali fillon të tregojë se si e takoi Krishti, se si e ndryshoi jetën e tij, se si e shpëtoi dhe se si po e përdorte për të ndarë Ungjillin, edhe pse kërcënohej me burgim, madje edhe më keq, me vdekje.

Mendoj për ata njerëz që janë duke përndjekur të krishterët në botë.  Mendoj për ata që janë duke i drejtuar këto përndjekje të të krishterëve në vende të ndryshme të botës. Veprat e Apostujve 22, vargu 4, thjesht më nxit që të lutem për një kthim në besim të këtyre përndjekësve, sic ndodhi me Palin.

Kështu, nën dritën e Veprave të apostujve 22:4, unë dua të lutem në vencanti, që Perëndia të punojë në zemrën e këtyre përndjekësve, ashtu sic punoi me Palin. Perëndi, lutemi pikërisht tani. Ne e dimë se ka njerëz që janë duke persekutuar vëllezërit dhe motrat tona në Krishtin, pikërisht tani, njerëz që drejtojnë këto persekutime dhe i cojnë besimtarët drejt vdekjes. Ne e dimë se ka drejtues qeverish që po i lidhin dhe po i burgosin të krishterët, burra dhe gra. Ne e dimë se ka terroristë që, në mënyra të ndryshme, punojnë aktivisht për vdekjen e të krishterëve, për burgosjen e të krishterëve, duke kërcënuar vëllezërit dhe motrat tona.

Kështu, Perëndi, ne lutemi, përgjërohemi, të kërkojmë së bashku pikërisht tani, që Ti të shpëtosh një prej tyre, disa prej tyre, sot, këtë javë. Perëndi, a do ta bësh këtë në hirin dhe në mëshirën Tënde? A do t’i kthesh ata që persekutojnë të krishterët, në ndjekës të Krishtit? Perëndi, unë lutem, ne lutemi së bashku, pikërisht tani, për shpëtimin e terroristëve dhe për shpëtimin e atyre që po drejtojnë persekutimin e besimtarëve. Ne lutemi që Ti të sjellësh një kthim të tyre në besimin tek Krishti, sic bëre me Palin, që ëkshtu, ata që përndjekin të krishterët, të kthehen në njerëz që shpallin Krishtin. Ne lutemi që Ti ta bësh këtë, o Perëndi, përmes dashurisë Tënde, mëshirës Tënde dhe lavdisë Tënde. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    “Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe popullin”Në leximin e Torës së kësaj jave, do të njihemi me një profet johebre të quajtur Balaam. Ky njeri me të vërtetë dëgjoi nga Perëndia, por fatkeqësisht në Dhiatën e Re mësojmë se ai nuk ishte besnik (Lexoni 2 Pjetrit 2:15, Juda vargu 11 dhe Zbulesa 2:14). Ky është njeriu…
    Tags: të, që, në, dhe, se, për, inkurajime
  • 97
    Gëzim në qëllim!Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është…
    Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime
  • 97
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
  • 97
    Përballuni me krenarinë!Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e…
    Tags: të, për, në, që, dhe, inkurajime
  • 97
    Kalaja më e madhe!Në thellësi të shkretëtirës arabe ndodhet një kështjellë e vogël. Thomas Edward Lawrence, i njohur si Lawrence i Arabisë, shkonte  shpesh atje. Edhe pse jo shumë modeste, ishte më efikase.  Njihej për sigurinë e saj. Kur sulmohej, shpesh nga forcat superiore, Lawrence tërhiqej  dhe shkonte atje për siguri. Gjatë qëndrimit…
    Tags: të, në, që, dhe, për, se, inkurajime
Comments