Mesazh

një jetë me displinë, sjell paqen e Perëndisë

Por çdo ndreqje aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u kthen një fryt të paqshëm drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të saj. – Hebrenjve 12:11

Shumë gjëra garojnë për burimet tona të kufizuara të vëmendjes, energjisë dhe kohës.

Unë i ankohesha Perëndisë për axhendën time të ngarkuar. Unë qahesha: “Perëndi, si mundet të pritet prej dikujt që të bëjë gjithë gjërat që unë kam për të bërë?”

Më pas i rashë në të: Axhendën time e kisha bërë unë dhe askush përveç meje, nuk mund ta ndryshonte! Nuk mund të shpenzoja kohë duke uruar që gjërat të ishin ndryshe sepse kjo nuk do të ndryshonte asgjë.

Perëndia më tregoi që duhet të disiplinoja veten time që të thjeshtësoja jetën time.

Nëse doni që jeta juaj të ngadalësohet, duhet të bëni të njëjtën gjë. Kërkojini Frymës së Shenjtë për ndihmë. Ai mund t’ju udhëheqë, duke ju treguar përkushtimet që duhet të bëni dhe cilat t’i mënjanoni.

Mund të duket e vështirë në fillim, sidomos nëse nuk jeni disiplinuar në të shkuarën, por çmimi i disiplinës dhe vet-kontrollit është i çmuar. Bibla thotë që disiplina sjell fryt të paqshëm. Filloni të disiplinoni veten sot dhe mund të filloni të shijoni jetën e paqtë që Perëndia ka për ju.

Lutje

Zot, unë dua të përjetoj frytin e paqshëm të një jete të mirë-disiplinuar. Kur tundohem të mbipërkushtohem dhe ta mundoj veten së tepërmi, më ndihmo të ngadalësoj dhe të bëj vetëm gjërat që Ti do.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ta bësh martesën të funksionojëKordoni me tre fije është një pamje e fuqisë që zë vend, kur dy njerëz bien dakord për diçka që është në përputhje me vullnetin e Perëndisë për ta. Ka një fuqi shumë të madhe, kur dy njerëz bëhen një, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Mund të keni shumë gëzim në…
    Tags: të, që, mesazh
  • 100
    Hiri i Vetëkontrollit...Kur Krishti banon brenda teje, ti ke të vërtetën, mirëbesimin dhe integritetin. Prandaj, kur vjedh nga të tjerët, po i vjedh vetes vetë karakterin e Krishtit. “Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur, duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar…
    Tags: të, që, mesazh
  • 100
    Inkurajim në kohë të vështiraPlani i Perëndisë për t’u larguar nga acarimet e përditshme Nuk ka përse të jemi të mjerë, të acaruar dhe të palumtur, në periudha të vështira. Nëse ju dhe unë kemi jetuar në botë për një kohë të gjatë, kemi mësuar se ka edhe ditë që nuk shkojnë saktësisht ashtu…
    Tags: të, që, mesazh
  • 97
    lini mbrapa të shkuarën dhe bëni zgjedhje të rejaPrandaj nëse dikush është  në Krishtin (Mesia), është një krijesë e re,  të vjetrat shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja. – 2 Korintasve 5:17 Zgjedhjet e gabuara shkaktojnë pendim dhe kur përjetojmë pendim, kemi nevojë të përballemi me të dhe ta lejojmë të na mësojë si të bëjmë…
    Tags: të, që, mesazh
  • 97
    vendimet e vështiraSepse ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë bashkë me dobësitë tona, por që u tundua në të gjitha njësoj si ne, por pa mëkat. – Hebrenjve 4:15 Është e rëndësishme të marrim vendimet e duhura, veçanërisht në mes të dhimbjeve, shkurajimit, acarimit dhe pështjellimit, kur zgjedhja…
    Tags: të, që, mesazh
Comments