Inkurajime

Një jetë pa frikë

Pavarësisht nga betejat tona, mund të kemi shpresë dhe të përballemi me frikën, sepse Jezusi na ka premtuar se do të jetë me ne – gjithmonë.

Mateu 17:5-7

Ndërsa Jezusi përgatitej të hynte në Jeruzalem, Ai e dinte se ditët në vazhdim do të ishin sfiduese për dishepujt. Ai tashmë u kishte thënë atyre se do të arrestohej dhe vritej dhe më pas do të ringjallej të tretën ditë (Mateu 16:21). Ndjekësit e tij do të përballeshin me sakrifica të kushtueshme (Mateu 16:24) dhe rruga përpara dukej e zymtë.

Atëherë Zoti u shpërfytyrua para Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit dhe ata e panë Jezusin  bashkë me Moisiun dhe Elian. Jezusi zbuloi një botë ku Ai është mbret, ku përmbushet e gjithë shpresa e popullit hebre. Të tre dishepujt e dëgjuan Atin duke pohuar Jezusin si “Birin e Tij të dashur” ( Mateu 17:5). Vizioni ishte një dhuratë e pabesueshme shprese, por ishte edhe frikësuese. Jezusi i inkurajoi dishepujt duke thënë: “Çohuni dhe mos kini frikë” (Mateu 17: 7). Këto fjalë ishin qetësuese për momentin por edhe forcuese për persekutimin që do të vinte më pas. Shpërfytyrimi siguroi dritën që do t’u nevojitej për rrugën e errët përpara.

A mund të jetojmë edhe ne, në të njëjtën dritë? Jezusi më vonë do t’i inkurajonte dishepujt e Tij me një premtim tjetër – se Ai do të ishte gjithmonë me ta (Mateu 28:20). Të kujtuarit e premtimit të pranisë së Perëndisë na ndihmon të presim me durim dhe të kemi shpresë. Mund të mos përballemi me të njëjtin persekutim që u përballlën dishepujt, por kostoja e ndjekjes së Jezusit mbetet e lartë. Fokusimi tek Ai dhe tek mbretëria e ardhshme që u zbulua në Shpërfytyrimin na ndihmon të jetojmë një jetë pa frikë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Bekimet e durimit!Kur arrijmë në destinacion, kuptojmë se bekimi më i madh ishte udhëtimi. Galatasve 6:9 Lev Tolstoit iu deshën gjashtë vjet (dhe të paktën shtatë drafte) për të shkruar librin “Lufta dhe Paqja”, por romani i tij tani konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha letrare të të gjitha kohërave.…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 98
    Ftesa që nuk do doje ta humbisje!Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24 Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 98
    Zoti e bekon bindjen tonë!Për shkak se Perëndia na do dhe dëshiron më të mirën për ne, mund t’i besojmë Atij me gjithë zemër. 1 Samuelit 15:10-23 Në ditët e sotme, kur hasim fjalën sakrificë, ndoshta mendojmë të heqim dorë nga koha ose burimet tona – të mos vrasim ndonjë kafshë në altar, apo…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 95
    Shpresa nxit këmbënguljen!Shikoni përtej vështirësive aktuale dhe besojini Zotit, i cili po punon për të mirën tuaj. Isaia 40:28-31 Dhimbja mund të shërbejë si paralajmërim se diçka në trup nuk është në rregull. Megjithatë, pas një dëmtimi fizik ose operacioni, parehatia është pjesë e rrugëtimit drejt rikuperimit. Në raste të tilla, shumë…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 95
    Çfarë duhet të dini për ndryshimet?Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.– Hebrenjve 13:8 Filozofi grek Herakliti ka thënë: “E vetmja konstante në jetë është ndryshimi,” dhe kush mund të argumentojë me këtë? Kur isha vajzë e vogël, gjyshi drejtonte një kishë të madhe, të cilën e shihja si diçka tepër madhështore. Kisha, kishte dritare…
    Tags: të, dhe, inkurajime
Comments