Një klithmë agonie nga Kryqi!
“Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: “Kam etje!.” (Gjoni 19:28). Kjo thirrje, thënia e pestë nga kryqi, ishte një klithmë agonie personale dhe dhimbjeje fizike, por edhe një klithmë nevoje e thellë shpirtërore.
Dy ditë përpara kryqëzimit, Zoti ynë Jezus përjetoi shumë tension dhe shqetësim. Së pari, ishte në dhomën e sipërme ku Ai u tha dishepujve të Tij, të cilët kishin ecur me Të për tre vjet, se njëri prej tyre do e tradhtonte Atë.
Së dyti, në Gjetsemani, Zotit tonë i dolën djersë gjaku, duke e pyetur Atin nëse kishte ndonjë rrugë tjetër për të mos e pirë atë kupë, dhe populli i Tij të shpengohej.
Më pas përjetoi tension kur u kap dhe u arrestua në Gjetsemani. Pasi e arrestuan e tërhoqën zvarrë nga një vend i marrjes në pyetje në tjetrin për gjithsej gjashtë herë. Më pas Jezusi u fshikullua dhe u gozhdua në duar dhe këmbë përpara se të varej në kryq.
Nuk është çudi që shpirti i Tij ishte aq në ankth sa klithi se kishte etje fizike! Agonia për shkak të etjes që Jezusi përjetoi në kryq na siguron se Ai nuk do ta refuzojë kurrë atë që vjen tek Ai duke thirrur: “Zot, më shpëto!” Nëse keni dyshuar ndonjëherë se Zoti e ka dëgjuar thirrjen tuaj të dorëzimit, meditoni mbi thirrjet e Tij nga kryqi dhe jini të sigurt se Ai ju dëgjon gjithmonë.
Lutje: Zot, faleminderit që më ke rikujtuar se do të më dëgjosh gjithmonë. Faleminderit që durove kaq shumë vuajtje fizike për të bërë një rrugë që unë të vij tek Ti. Lutem në emër të Jezusit. Amen.
“Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot. O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.” (Psalmi 130:1-2).
Related Posts
- 99
- 97
- 97
- 96
- 96