Uncategorised

Një lidhje e brendshme

Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. (Gjoni  15: 7)

Kur Gabriel Otero ishte në një zyrë shteti në Argjentinë duke pritur radhën e tij për ndihmë, një tjetër person i cili sapo kishte ardhur ishte futur menjëherë pa radhë. Gabrieli protestoi për faktin se ai kishte qenë aty i pari, atij iu njoftua se personi tjetër “kishte një letër nga Papa.” Punonjësi i shtetit shpjegoi: “Ai ka një të njohur që ne duhet ta nderojmë!”

Ndërsa Gabrieli tregonte këtë incident, nuk mund të reshtja së menduari për kohën kur Xhon F. Kenedi ishte president i Shteteve të Bashkuara, dhe bota ishte në prag të luftës pasi Kuba kishte drejtuar raketat Ruse nga Shtetet e Bashkuara. Siç raportonin gazetarët nga zyra e presidentit në Shtëpinë e Bardhë, situata ishte e tensionuar. Një derë anësore u hap ngadalë, dhe një djalë 4 vjeçar hyri në dhomë, dhe konferenca u ndërpre sepse ai djalosh kishte një të afërm të nderuar; ai ishte djali i presidentit.

A keni dëshiruar ndonjëherë të kishit një lidhje të brendshme me Perëndinë, diçka që të nderohej? Ju e keni një me të vërtetë. Ju jeni bërë fëmijët e Perëndisë nëpërmjet besimit në Krishtin Jezus.

Në darkën e fundit, pak para se të përballej me kryqin, Jezusi i tha dishepujve: “Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet.” (Gjoni  15: 7)Kjo është një lidhje që duhet të nderohet.

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse duhet që Zoti t’i nderojë lutjet tuaja? Sepse jeni një njeri i mirë? Sepse jeni më të mirë se fqinji juaj apo gruaja në zyrën tuaj? Jo! Ka vetëm një arsye- një marrëdhënie që duhet të nderohet. Ju jeni fëmijë të Perëndisë, të pranuar në familje si rezultat i besimit në Jezus Krishtin. Si mund ta dimë këtë? Këtë na e thonë Shkrimet shumë qartë. Hidhini një sy Romakëve 8 dhe Galatasve 4:6, të cilët thonë: “Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: “Abba, Atë!””.

Fjala Abba është një fjalë Aramaike dhe është e vështirë për t’u përkthyer. Ka konotacionin e të qarës së një fëmije të vogël, “babi” ose “ba” në disa kultura. Ajo sjell reagimin e një babai i cili dëgjon të qarën e fëmijës së tij të vogël.

A i kushton Zoti vëmendje nevojave të bijve të Tij? A ekziston një lidhje e brendshme, apo Zoti qëndron indiferent ndaj nevojave të bijve të Tij këtu në planetin tokë? Si shpjegohet që disa njerëz luten dhe asgjë nuk ndodh?

Ka vetëm dy alternativa. 1- Mund të pretendojmë se Zoti nuk është i interesuar ose nuk është aq i fuqishëm sa të na takojë.  2- Mund të pretendojmë se ka një lidhje të brendshme, por ne si besimtarë nuk përfitojmë nga ajo. Ne mundohemi shumë për të zgjidhur problemet tona dhe nuk i lëmë ato tek këmbët e Atit, duke iu lutur Atij të na takojë në mes të dhimbjes tonë dhe të nevojës sonë të madhe. Shumë kohë më parë, Jakobi shkroi: “Ju dëshironi dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk arrini gjë; ju përlesheni dhe luftoni, por nuk keni, sepse nuk lypni. Ju lypni dhe nuk merrni, sepse lypni keqas…” (Jakobi 4:2-3)

Mik, ekziston një lidhje e brendshme me Perëndinë. Vjen si rezultat i asaj që bëri Jezus Krishti, vdekja e të cilit na bën të mundur të vijmë përpara Atit në emrin e Tij. Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6)

Herën tjetër që do të keni dyshime dhe shqetësime, duke pyetur veten nëse Zoti i dëgjon dhe i përgjigjet vërtetë lutjeve, mos harroni, ju keni një lidhje të brendshme, e cila duhet të nderohet. Mos e harro këtë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Pagëzimi më i madh në ujë në historinë e SHBA! 4166 të pagëzuar në Plazhin HistorikMë shumë se 4,000 njerëz u pagëzuan në Gjirin e Piratëve, të Dielën e Rrëshajëve për të festuar jo vetëm dhuratën e jetës së përjetshme, por për të përkujtuar 50-vjetorin e Lëvizjes Jesus Revolution (Revolucioni i Jezusit). Kjo ngjarje që sapo ndodhi në një vend historik në Kaliforni vjen si…
    Tags: në, të, një, dhe, uncategorised
  • 92
    Kush e ka pushtetin të marrë një jetë?Nuk do të vrasësh.- Eksodi 20:13 A keni dëgjuar për Dhjetë Urdhërimet në Bibël? Njëri prej tyre shpesh përkthehet “nuk do të vrasësh”. Fjala origjinale hebraike në këtë urdhërim është ratzah, e cila është veçanërisht “vrasje”. Në anglisht, vrasja përkufizohet si vrasja e paligjshme e një personi, si rezultat i një…
    Tags: të, në, dhe, një, nuk, uncategorised
  • 92
    Psikologët në SHBA: Kisha zgjidhja për vetminëVetmia është kthyer në një shqetësim të krahasueshëm me pirjen e duhanit dhe obezitetin. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në SHBA. Dr. Vivek Murthy, një prej kirurgëve të Përgjithshëm amerikan pranon se vetmia tani është një kërcënim për shëndetin publik aq e rëndë sa  barazohet me pirjen e duhanit dhe obezitetin. “Kjo është…
    Tags: të, në, dhe, një, uncategorised
  • 91
    I prekur nga lavdia e TijDhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe ( Luka 2:9) Një misionar amerikan shkeli padashur në një zonë  ku nuk lejohej kalimi në Burma, u arrestua dhe u mor në pyetje. Ai u akuzua…
    Tags: të, në, dhe, një, uncategorised
  • 91
    Zoti shikon çdo pikë loti.“Sepse Qengji, që është në mes të fronit, do t’i kullosë dhe do t’i çojë te burimet e gjalla të ujërave; dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre.”– Zbulesa 7: 17 Një e re mbuloi kokën me jastëk pas një mbrëmjeje abuzimi; lotët e nxehtë dhe të…
    Tags: të, dhe, në, nuk, një, uncategorised
Comments