Inkurajime

Një marrëveshje e mirë!

Hidh mbi Zotin barrën tënde (çlironi peshën) dhe ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti (përherë) të lëkundet (të rrëshkasë, rrëzohet apo bjerë). – Psalmeve 55:22

A e dini që Perëndia do të bëjë një marrëveshje me ju? Ai do që t’i jepni Atij gjithë shqetësimet, probemet dhe dështimet. Në shkëmbim, ai do t’ju japë paqen dhe gëzimin e Tij.

Perëndia vërtet do që të kujdeset për ne, por që ta lejojmë Atë, duhet të ndalojmë së shqetësuari për veten dhe për çdo gjë tjetër që nuk mund të kontrollojmë. Shumë njerëz do të donin që Perëndia të kujdeset për ta, por ata këmbëngulin të shqetësohen dhe të përpiqen të zbulojnë një përgjigje nga vetja, në vend që të presin për drejtimin e Perëndisë.

Perëndia do të japë paqe, por duhet fillimisht t’i japim Atij shqetësimet tona. Çfarë marrëveshje e shkëlqyer! Ne i japim Perëndisë shqetësimet tona, Ai na jep paqen e tij. Ne i japim mundimet dhe problemet, Ai na jep mbrojtjen, qëndrueshmërinë dhe gëzimin e tij. Është një bekim i mrekullueshëm dhe privilegj të kemi kujdesin prej Tij.

Lutje

Zot, ti më ke ofruar një marrëveshje të shkëlqyer. Ti mund të bësh më shumë gjëra se unë, prandaj të jap Ty gjithë shqetësimet e mia dhe marr paqen dhe gëzimin që Ti më ofron!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Çfarë duhet të dini për ndryshimet?Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.– Hebrenjve 13:8 Filozofi grek Herakliti ka thënë: “E vetmja konstante në jetë është ndryshimi,” dhe kush mund të argumentojë me këtë? Kur isha vajzë e vogël, gjyshi drejtonte një kishë të madhe, të cilën e shihja si diçka tepër madhështore. Kisha, kishte dritare…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 98
    Të heqësh dorë apo të rigjesh drejtimin?Toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.- Numrat 26:10 “Është gjithmonë shumë herët për të hequr dorë,” thotë George Sweeting. Gjatë viteve si President i Institutit Biblik Mudi, Dr. Sweeting pa me…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Të japësh dhe të marrëshAtëherë ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Ai që ka dy tunika le t’i ndajë me atë që s’ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu.” – Luka 3:11 Shkencëtarët kanë shpjeguar qartë ligjet natyrore që kanë qenë në veprim që nga krijimi. Këto ligje…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
Comments