Mesazh

Një ndihmës për çdo rast…

Anjëherë nuk përballeni me situatat vetëm.

Gjoni 14:16-18

A keni dashur ndonjeherë të ketë një linjë telefonike për raste mergjente në parajsë? E vërteta është se ne kemi diçka shumë më të mirë. Fryma e Shenjtë jeton brenda nesh për të qenë ndihmësi ynë në çdo situatë.

Natën para kryqëzimit të Tij, Jezusi i paralajmëroi dishepujt se do të largohej. Lajmi i hutoi dhe i trembi, edhe pse nuk ishte hera e parë që Ai fliste për vdekjen e Tij. Por Zoti u ofroi ndjekësve të Tij sigurinë se do t’u dërgonte atyre një Ndihmës tjetër.

Në këtë pasazh, fjala greke për “tjetër” do të thotë “një i të njëjtit lloj”, duke nënkuptuar se Ndihmësi i ri do të ishte si Biri i Perëndisë – një qënie hyjnore. Siç u premtua, Fryma e Perëndisë erdhi për të banuar te pasuesit e Krishtit në  ditën e Rrëshajave (Veprat e Apostujve 2:1-4).

Pa Frymën e Shenjtë, nuk mund të jetojmë si të krishterë. Kjo është arsyeja pse Jezusi u tha dishepujve të shtynin ndarjen  e ungjillit deri pas mbërritjes së Frymës së Shenjtë. Ndihmësi ynë jo vetëm që fuqizon bindjen, por gjithashtu na mëson, udhëzon, ndërmjetëson, ngushëllon, transformon dhe na aftëson për shërbesë. Sa herë që jemi të rrethuar nga kohë të vështira ose tundime, Ai na jep forcë, qëndrueshmëri, shpresë dhe inkurajim. Jemi kaq shumë të privilegjuar të kemi një Ndihmës hyjnor që na ndihmon personalisht çdo minutë për çdo ditë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ia vlen të përpiqesh...Ai që ka miq të mirë është i pasur. Ne të gjithë kemi nevojë për miq, me të cilët të ndajmë gëzimet dhe dhimbjet tona, kohët argëtuese dhe kohët kur përjetojmë lëndime të thella. Megjithatë, zhvillimi dhe vazhdueshmëria e një miqësie kërkon përpjekje. Një miqësi e ngushtë kërkon komunikim të…
    Tags: të, një, për, mesazh
  • 97
    po sikur…?Vëllezër, unë, nuk e llogaris veten time se e kam kapur, por një gjë po bëj: duke harruar ato që kam lënë pas, dhe duke u zgjatur drejt atyre që kam përpara. – Filipianëve 3:13 Po sikur…? Sa më gjatë që njerëzit jetojnë, aq më shumë pyesin veten po sikur…? dhe ndjejnë…
    Tags: të, për, një, mesazh
  • 95
    Lërini mënjanë rrugët tuaja të vjetraArsyeja që disa të krishterë nuk e ndiejnë paqen dhe gëzimin e Zotit është se ata jetojnë ende në mënyrat e tyre të vjetra të kësaj bote. Efesianëve 4:17-24 Duket se në një botë me prosperitet dhe bollëk, do të kishte kënaqësi të madhe, por  ndodh e kundërta. Pse ka…
    Tags: të, mesazh
  • 95
    Të ecësh përmes kohëve të errëtaA keni shkuar ndonjëherë gjatë leximit në faqen e fundit të librit sepse thjesht nuk mund të prisnit për përfundimin? Kjo është shpesh ajo që ne dëshirojmë të bëjmë në jetën tonë, veçanërisht në sezone të vështira. Ne duam të dimë kur do të marrë fund vuajtja jonë. Por vetëm…
    Tags: të, mesazh
  • 95
    ndiqni urtësinë e Perëndisë jo ndjenjat tuajaSepse Zoti jep urtësi; nga goja e tij rrjedhin njohuri dhe arsye. – Fjalët e Urta 2:6 Jeta nuk është më një aventurë kur lejojmë ndjenjat të udhëheqin. Ndjenjat ndryshojnë nga dita në ditë, nga ora në orë, nga momenti në moment. Ndjenjat na gënjejnë. Pra, nuk mund t’u besojmë…
    Tags: të, mesazh
Comments