Inkurajime

Nuk je më kurrë vetëm.

Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen”.–Mateu 28:20

Mund ta quani si eksperimentin përfundimtar në distancimin shoqëror. Në vitin 1934, admirali Richard Byrd qëndroi për pesë muaj vetëm në një kasolle me një dhomë të vetme në Antarktidë, e mbuluar nga dëbora, në fund të botës. Në autobiografinë e tij, të titulluar, I Vetmi Byrd shkroi: “Raca njerëzore… nuk është e vetme në univers. Edhe pse jam i shkëputur nga qeniet njerëzore, nuk jam vetëm.”

Jezu Krishti u tha të njëjtën gjë dishepujve të tij pikërisht përpara se të ngjitej në qiell pasi të ringjallej. Ai tha: “Unë jam gjithmonë me ju” (Mateu 28:20). Jezusi e tha këtë duke e ditur se do t’i linte fizikisht, kështu që Ai po u jepte atyre siguri për të ardhmen. Ata ishin gati të mbusheshin me Frymën e Shenjtë. Prezenca e Frymës së Shenjtë nënkupton se  Zoti është me ne.

Nëse shkoni me shokun tuaj në dyqan, jeni bashkë në të njëjtën hapësirë, duke kaluar kohë së bashku. Por të jesh me dikë duhet edhe prezenca e mendjes dhe e shpirtit. Nëse jeni të ndarë nga distanca, sërish mund t’i thoni mikut tuaj: “Zemra ime është me ty”. Sepse ti mendon  vazhdimisht për të, duke ndarë ndjenjat dhe përvojat e tua me të.

Si ndjekës i Jezusit, kujto se Zoti është me ty. Fryma e Shenjtë nuk është thjesht në botë dhe premtimi i pranisë së Tij nuk ishte vetëm për dishepujt me të cilët ecte Jezusi. Zoti e di emrin tënd. Shpirti i Shenjtë është i pranishëm me ju në dhimbjen tuaj më të fshehtë, në marrëdhëniet më të vështira dhe në momentet më të bukura të jetës sate.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Sot është dita!Në kohë të pranueshme unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova. 2 Korintasve 6:2 Për shumë vite C. S. Ljuis, profesori i ndjerë i letërsisë angleze në Universitetin e Kembrixhit, ishte skeptik për krishterimin. Por me kalimin e kohës ai u bë një besimtar i Jezus Krishtit dhe një…
    Tags: të, në, është, inkurajime
  • 98
    Të jesh i drejtë në një botë të padrejtë!Fjalët e urta 2:6-11 janë vargje shumë të pasur. Ata na tregojnë se si Perëndia jep dituri dhe se cfarë ndodh në jetën tonë, si rezultat i kësaj. Kështu, unë dua t’u lexoj këto vargje dhe pastaj, të lutemi përmes këtyre vargjeve, për jetën tonë. Pra, Fjalët e urta 2:6-11. “Sepse…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 98
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 98
    Të jesh shembull për të tjerët!Filipianëve kapitulli 4 vargu 9. Pali u thotë kështu të krishterëve: “Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.” Kjo është një deklaratë e guximshme. Ai po u thotë të krishterëve të tjerë:…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 98
    Ecni në atë që Zoti ka për ju.A ju duket se ditëlindjet vazhdojnë të ikin gjithnjë e më shpejt, vit pas viti? Natyrisht, kjo do të thotë se herët a vonë, nëse jetojmë mjaftueshëm, secili prej nesh do të plaket. Unë, dua të bëj më të mirën e viteve të mia. Shpresoj se ajo që thotë Psalmi 92 për…
    Tags: të, në, inkurajime
Comments