Informacione

Nuk mund të ngatërrohemi me të vërtetën!

Akuza e madhe e Zotit kundër Izraelit ishte se izraelitët u bënë vullnetarisht “partnerë dialogu” dhe “bashkëpunëtorë” me fetë e kananitëve dhe fenikasve, egjiptianëve dhe asirianëve, persëve dhe babilonasve. Ndonëse Perëndia i kishte thënë Izraelit: “Nuk do të kesh Perëndi tjetër përveç meje”, njerëzit u kthyen herë pas here tek idhujt dhe fetë e rreme—dhe kjo është arsyeja pse Perëndia i dërgoi ata në mërgim në Babiloni (shih Eksodi 20:3 dhe 2 Mbretërve 17:7 -23). Izraeli u ndëshkua dhe u internua sepse bëri pikërisht atë që drejtuesit e Kishës së zhvilluar sot mbrojnë me aq shumë pasion.

Nuk po them se duhet t’i shohim budistët, muslimanët, hinduistët ose ateistët si armiq. Përkundrazi duhet t’i duam me dashurinë e Jezu Krishtit. Por e vetmja mënyrë për t’i dashur ata, është duke ndarë Ungjillin me ta. Bashkëpunimi me mësues të rremë mund të fitonte miqësi me botën, por do të tradhtonte atë që vetë Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6).

Sapo të hyni në miqësi me botën, e vendosni veten në rrezik shpirtëror. Nëse dëshironi jetën e një jobesimtari, nuk është e vështirë të arrish. Thjesht komprometoni të Vërtetën. Dhe jobesimtarët do t’ju thonë: “Sa na pëlqen pasiguria, paqartësia, dyshimi dhe toleranca që keni ndaj feve të tjera. Thjesht mos thoni që Jezusi është ‘rruga, e vërteta dhe jeta’ dhe le të biem dakord që të gjitha rrugët të çojnë tek Zoti.”

Por Jezusi nuk tha kurrë që: “Toleranca ndaj feve të tjera do ju bëjë të lirë.” Por tha: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.” (Gjoni 8:31-32). E vërteta vjen nga mësimet e Jezusit dhe vetëm e Vërteta e Jezusit do të na çlirojë.

Do të ketë njerëz që do të na bëjnë të besojmë se besimi i krishterë përmban disa të vërteta, ashtu si dhe fetë e tjera, të cilat po ti bashkojmë do të formojnë  të vërtetën e besueshme. Kjo është idhujtaria e shekullit njëzet e një.

Izraelitët, përpara mërgimit në Babiloni, praktikuan një qasje të ngjashme ndaj së Vërtetës. Ata besonin se Perëndia kishte dhënë disa të vërteta nëpërmjet Moisiut, por ata gjithashtu donin të provonin edhe “të vërtetën” e kananitëve dhe feve të tjera të rreme përreth tyre. Por Perëndia i tha Izraelit se nuk ka shumë shtigje drejt Perëndisë; ka vetem nje rrugë.

Dhe mesazhi i Zotit për ne nuk ka ndryshuar. Mbetet i njëjtë: Mos ngatërroni të Vërtetën e Zotit. Destinacioni i atyre që falsifikojnë Ungjillin është i njëjtë me ata në  Izraelin e lashtë: Mërgimi.

Lutje: Atë, më ndihmo të kujtoj se mënyra më e mirë për t’i dashur të tjerët është t’i çosh ata tek Jezusi, e vetmja rrugë drejt shpëtimit dhe lirisë. Zot më fal nëse kompromentoj me të Vërtetën Tënde. Më ndihmo të besoj te Ti për çlirimin në kohën Tënde të përsosur. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

” Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.” (Gjoni 8:31-32).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Si të shpenzojmë fundjavat tona?Duhet të krijosh mëngjesin tënd Mund të jetë e vështirë që të krijosh kohë për veten gjatë fundjavës, sidomos nëse ke familje.Të gjesh një mënyrë për t’u përfshirë në një aktivitet që të pëlqen shumë në mëngjes, mund të ndikojë shumë në gjendjen emocionale dhe po ashtu të ndihmon që…
    Tags: të, mesazh, informacione
  • 76
    mendimet dhe fjalëtZemra e të urtit e bën të matur gojën e tij dhe u shton dije buzëve të tij. Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat. – Fjalët e Urta 16:23-24 Fjalët e Urta 16:23-24 na tregon se mendimet dhe fjalët tona janë…
    Tags: të, dhe, mesazh
  • 76
    të doni pa u lodhurQë u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve…ndihmon jetimin dhe gruan e ve. – Psalmeve 146:7-9 Perëndia flet në Bibël për përgjegjësinë tonë ndaj të shtypurve, të uriturve, të vejave, jetimit dhe të huajit. Ai përmend ata që janë të vetmuar, të neglizhuar, të harruar dhe të…
    Tags: të, dhe, mesazh
  • 74
    Sidoqoftë për Fjalën tënde, do ta hedh rrjetënTë bësh përpjekje kur e di se çdo gjëështë e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më të mira të peshkimit. Ka hedhur karremin  dhe e ka…
    Tags: të, dhe, mesazh
  • 74
    PaqebërësitEdhe pse mëkatet dhe shkeljet tona u paguan në kryq, mëkati ynë ende e trishton Frymën e Shenjtë, prandaj duhet të kujtojmë vazhdimisht varfërinë tonë shpirtërore dhe të pikëllohemi për mëkatin tonë. Le të kërkojmë të qëndrojmë të pastër në zemër dhe tërësisht të përkushtuar ndaj Zotit, në mënyrë që…
    Tags: të, dhe, mesazh
Comments