Mesazh

Nuk thoni dot “jo”?

A e keni të vështirë të thoni “jo” kur ju kërkojnë të bëni diçka? Nëse është kështu, mbase e gjeni veten shumë të zënë duke bërë diçka të mirë për veten ose për dikë tjetër. Meri Bajërs na jep një ide që do të na ndihmojë. Teknika quhet: “Pesë herë PSE” dhe i atribuohet Taiki Ohno, autorit të Prodhimit të Sistemit të Tojotës. Ja si funksionon. Kur dikush ju kërkon që të bëni diçka dhe ndiheni të mbingarkuar, bëjini vetes këto pyetje:

Pse ndihem e mbingarkuar?

Përgjigja: Sepse po bëj shumë.

Pse po bëj shumë?

Sepse po them “po” për gjithçka.

Pse po them “po” për gjithçka?

Sepse kam frikë të them “jo”.

Pse kam frikë të them “jo”?

Sepse kam frikë se njerëzit nuk do të më pëlqejnë.

Pse kam frikë se mos njerëzit nuk do të më pëlqejnë?

Sepse nuk u kam thënë kurrë “jo” më parë, dhe nuk e di se si ata do të reagojnë.

Ndërkohë që përgjigja e parë ndaj arsyes pse ndiheni të mbingarkuar mund të jetë se po bëni shumë, ushtrimi i “Pesë herë PSE” zbulon arsyen e vërtetë pse thoni “po”… sepse keni frikë se mos njerëzit nuk ju pëlqejnë nëse iu thoni “jo”. Meri thekson se ky ushtrim ju inkurajon të shkoni më thellë se sa në sipërfaqe duke e kuptuar një situatë… që shpesh na jep një ide dhe kuptim të ri.

Perëndia ka premtuar të na japë urtësi nëse kemi nevojë për të. Jakobi thotë: “Nëse ndonjërit nga ju i mungon urtësia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, edhe atij do t’i jepet” (Jakobi 1:5). Sidoqoftë, kur kemi një vendim për të marrë, duhet të jemi të gatshëm të lëmë mënjanë dëshirat tona dhe t’i kërkojmë Perëndisë të na e bëjë të qartë vullnetin e Tij. Më pas, kur jemi të sigurt për vullnetin e Perëndisë, duhet të jemi të gatshëm ta bëjmë atë gjë, edhe nëse do të thotë se duhet t’i themi “jo” kërkesës së një miku. Por ju do ta dini që po bëni atë që Perëndia dëshiron që të bëni.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    6 Mënyra Si Të Praktikojmë PaqenDhe paqja e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. – Filipianëve 4:7 Të jetojmë në paqen e Perëndisë, është jetike, për të shijuar jetën. Unë besoj se një nga çelësat e të jetuarit në paqe është ndërmarrja e disa hapave…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    Lumturia E Vërtetë    Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të sëmurët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: “Më lum është të japësh sesa të marrësh!” – Veprat 20:35 Vite më parë unë nuk e kisha idenë sa…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    Të ecësh përmes kohëve të errëtaA keni shkuar ndonjëherë gjatë leximit në faqen e fundit të librit sepse thjesht nuk mund të prisnit për përfundimin? Kjo është shpesh ajo që ne dëshirojmë të bëjmë në jetën tonë, veçanërisht në sezone të vështira. Ne duam të dimë kur do të marrë fund vuajtja jonë. Por vetëm…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    ndiqni urtësinë e Perëndisë jo ndjenjat tuajaSepse Zoti jep urtësi; nga goja e tij rrjedhin njohuri dhe arsye. – Fjalët e Urta 2:6 Jeta nuk është më një aventurë kur lejojmë ndjenjat të udhëheqin. Ndjenjat ndryshojnë nga dita në ditë, nga ora në orë, nga momenti në moment. Ndjenjat na gënjejnë. Pra, nuk mund t’u besojmë…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    Lërini mënjanë rrugët tuaja të vjetraArsyeja që disa të krishterë nuk e ndiejnë paqen dhe gëzimin e Zotit është se ata jetojnë ende në mënyrat e tyre të vjetra të kësaj bote. Efesianëve 4:17-24 Duket se në një botë me prosperitet dhe bollëk, do të kishte kënaqësi të madhe, por  ndodh e kundërta. Pse ka…
    Tags: të, mesazh
Comments