LAJMET E FUNDIT

Osmani dekoron shtatë personalitete me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”

Në një ceremoni solemne me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së Nënës Terezë, presidentja Vjosa Osamni ka dekoruar shtatë personalitete të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”.

Osmani tha se këto dekoratat po shpërndahen edhe me rastin e gjashtë vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Françesku dhe pesë vjetorin e shugurimit të Katedrales me emrin e saj.

Presidentja ka falënderuar të gjitha ata që i dekoroi për punën e pareshtur në ndihmë të popullit, por edhe që shpërndanë fjalët dhe vlerat e Shën Terezës.

Personalitet që ajo ka dekoruar janë: Don Lush Gjergji, Sadije Llaloshi, infermiere në Ambulanten Nëna Terezë; Motrat e Nënë Terezës; Imzot Nikë Prela; Jak Mitaj; Kardianli i vetëm shqiptar Jovan Simoni dhe poetin Visar Zhiti.

Për nder nder të kësaj dite janë mbajtur një varg aktivitetesh. Fillimisht Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit e vdekjes së saj.

Në orën 09:30, presidentja Osmani bashkë me kryeministrin Kurti, kanë vizituar Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren.

Ipeshkvia e Kosovës në orën 11:00 ka mbajtur meshën solemne të Festës së Shën Nënë Terezës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Qeveria e Kosovës lehtëson masat anticovidDuke filluar nga sot ndryshon orari i ndalim qarkullimit nga ora 22:30 deri në orën 5 të mëngjesit. Krahas saj është vendosur për rihapjen e lokaleve, hoteleve, qendrave tregtare dhe restoranteve. Qeveria e Kosovës vendosi në 7 prill masat e reja shtrënguese ku disa prej subjekteve iu ndalua hapja, por…
    Tags: të, në, dhe, për, lajmet, fundit
  • 94
    Kush është Petrit Ajeti, shefi i ri i AKI-së?Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.“Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Biografia e drejtorit të ri…
    Tags: në, të, dhe, për, ka, lajmet, fundit
  • 94
    Në Kosovë virusi vë në pah humanizminArta Jashari derisa ndihmonte babanë e saj të moshuar që të mposhtte koronavirusin e mësoi se sa fuqia e dikujt mund të jetë shpresë për të tjerët dhe mund t’i ndryshojë gjërat për të mirë. Sopranoja 32-vjeçare vendosi që ta trajtonte vetë të atin e saj, Baki Jashari – drejtor…
    Tags: të, në, që, ka, për, dhe, lajmet, fundit
  • 92
    Kornisti Bledar Bujupi kujtohet si mjeshtër e njeri fisnikNë muzikë kishte qenë punëtor i veçantë dhe profesionist i një prej instrumenteve më të vështira sa i përket interpretimit, kornos. Mjeshtërinë e tij e nxirrte në pah më së miri fakti i të qenët kornisti i parë i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës. Kishte vendosmëri për të arritur karrierë…
    Tags: të, në, ka, për, dhe, lajmet, fundit
  • 91
    Ministria e Jashtme e Izraelit falënderon KosovënDrejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Yacov Livne të Izraelit e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas. Livne ka shkruar “Faleminderit Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare…
    Tags: të, në, ka, për, dhe, lajmet, fundit
Comments