Inkurajime

Pa ndalim.

Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu Krisht me shumë liri dhe,” dy fjalët e fundit, “pa ndalim.” Kjo është në fakt, fjala e fundit e librit të Veprave të Apostujve. Pa ndalim. Kjo është e gjithë historia e përhapjes së Ungjillit nga dishepujt e hershëm, nga ai grup i vogël tek veprat e Apostujve, kapitulli 1, në gjithë botën e njohur atëherë, Perëndorinë Romake, në Veprat e Apostujve 28. Ungjilli ka ecur përpara. Janë bërë shumë dishepuj. janë mbjellë kisha. Mijëra e mijëra njerëz kanë njohur dhe pranuar Krishtin. Dhe në fund, Pali është në arrest shtëpie, por ai po shpall Mbretërinë e Perëndisë. Ai po flet me guxim për Krishtin dhe Ungjilli po ecën përpara pa ndalim.

C’pamje e mrekullueshme. Kjo është një pikë kyce, në gjithë librin e Veprave të Apostujve. Askush nuk mund ta ndalë përhapjen e Ungjillit. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë përhapjen e Ungjillit në botë. Ai vëzhdon të përhapet pa u ndalur. Përgjatë gjithë librit të Veprave të Apostujve, Ai përballet me pengesa të njëpasnjëshme. Kisha po përballej me sfida të njëpasnjëshme… me përndjekje, me vdekje, me burgime. Të gjitha këto gjëra ndodhën. Por në fund, Ungjilli ecën përpara pa ndalim. Pa ndalim.

Kështu, jini të sigurt sot. Ne mund të jemi të sigurt sot, 2000 vite më pas. Ungjilli ka ecur përpara për 2000 vite dhe Ai do të vazhdojë të ecë përpara. Pa ndalim. Askush nuk mund ta ndalë Ungjillin e Perëndisë, apo fuqinë e Frymës së Perëndisë. Janë të pandalshme.

Perëndi, ne të lavdërojmë Ty. Ne të lavdërojmë Ty për këto 2000 vite të shpalljes së Ungjillit. Për shpalljen e pandalshme të Ungjillit. Ne mendojmë për të gjitha pengesat, të gjitha sfidat dhe të gjitha kërcënimet që i janë bërë Kishës Tënde gjatë këtyre 2000 viteve, për të gjitha vështirësitë që mund ta pengonin ecjen përpara të Ungjillit, dhe për mënyrën se si Ai është përhapur dhe ka ecur përpara, në mes të gjithë këtyre gjërave. Ti ke treguar fuqinë Tënde mbi cdo pengesë, cdo sfidë dhe cdo kërcënim. Ti ke mbështetur kishën Tënde, për përhapjen e Ungjillit në këto 2000 vite.

Dhe kështu, ne lutemi, Perëndi, që edhe në ditët tona, Ungjilli të ecë përpara, pa ndalim, në jetën tonë, në familjet, në kishat tona. ne lutemi për përhapjen e Ungjillit sot, tek sa më shumë njerëz. Ne mendojmë për vendet dhe njerëzit në botë sot, ku Ungjilli ende nuk ka shkuar. Mendojmë për pengesat që Ungjilli has, për të shkuar atje. Perëndi, ne mendojmë për njerëzit e pashpëtuar në botë, për njerëzit që ende nuk janë prekur nga Lajmi i mirë i dashurisë Tënde në Krishtin. Ne lutemi që Ti të shembësh cdo pengesë, që deri tani i ka penguar njerëzit të dëgjojnë Ungjillin, dhe të na ndihmosh e të na japësh kurajo. Ashtu sic shohim në Librin e Veprave të Apostujve, na jep guximin për të përhapur Ungjillin pa ndalim. Lutemi që Ti të na përdorësh që të shpallim Ungjillin pa ndalim, në cdo person, në cdo grup dhe në cdo vend të botës, deri në ditën që Ungjilli të ketë shkuar në të gjithë kombet, tek të gjithë njerëzit dhe të gjithë njerëzit të kenë pasur mundësinë të besojnë, ashtu sic lexojmë tek Zbulesa, kapitulli 5: cdo komb, cdo fis, cdo gjuhë, do të qëndrojë rreth fronit Tënd, duke i kënduar lavdisë tënde. ne lutemi që Ti të na përdorësh që Ungjilli të përhapet, pa ndalim, në të gjithë botën. Në emër të Jezusit ne lutemi. Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Përballuni me krenarinë!Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e…
    Tags: të, për, në, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Gëzim në qëllim!Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është…
    Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime
  • 100
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
  • 100
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 99
    Fara që nuk vdes kurrë!Jezusi e mbolli dashurinë e Tij në zemrat tona dhe dëshiron  që ne ta ndajmë atë me të tjerët. 1 Pjetrit 1:22-23 Përgatitja e një kopshti – kultivimi i tokës, ujitja e rregullt, kontrolli i barërave të këqija – kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme. Por kopshtari shpenzon më pak…
    Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime
Comments