Pa u Shtirur!
Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to. –EFESIANËVE 2:10
Për shumë vite isha e mjerë dhe e pakënaqur. Megjithatë, si shumë njerëz, unë shtiresha se gjithçka ishte në rregull. Ne njerëzit shtiremi për të mirën e të tjerëve, duke mos dashur që ata të dinë për mjerimin tonë, por shtiremi edhe për veten tonë që të mos përballemi dhe të merremi me çështje të vështira.
Ndoshta kjo ju përshkruan. Ndoshta e dini se si është të jesh një person nga brenda dhe një tjetër nga jashtë. Në jetën time, shtiresha se kisha vetëbesim dhe në disa mënyra isha. Megjithatë, unë kisha vetëv- lerësim shumë të ulët dhe i ashtuquajturi besimi im nuk bazohej vërtet në atë se kush isha në Krishtin. Ai bazohej në miratimin e të tjerëve, në pamjen dhe arritjet e mia dhe në faktorë të tjerë të jashtëm. Hoqa pjesën e jashtme sipërfaqësore dhe u tremba fort.
Erdhi dita kur kuptova se duhej të përballesha me të vërtetën dhe të ndaloja së shtiruri. Kur i hapim vërtet zemrat tona dhe e lëmë Perëndinë të veprojë në jetën tonë, ne mund të ndalojmë së pretenduari se jemi diçka që nuk jemi. Ne mund të jemi të lumtur dhe të lirë, duke shijuar njeriun që Perëndia e bëri secilin prej nesh.
Ne kurrë nuk jemi vërtetë të lirë derisa të jetojmë pa u shtirur dhe të jemi rehat me atë që jemi!
Related Posts
97
Filipianëve kapitulli 3, vargjet 20 dhe 21, na thonë: “Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t’i nënshtrojë ndaj… Tags: të, ne, në, që, dhe, inkurajime
96
Por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qenë të vdekur nga ç›ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. -Romakëve 7:6 Shumë herë gjatë jetës, na duhet të përballemi me stresin, por ne do të jemi mbi të dhe jo nën… Tags: të, dhe, në, që, ne, inkurajime
96
Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave… Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
95
Atëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi kaëėr spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Veprat e apostujve 27:29 Marinarët ishin në bord, kur një stuhi dimri filloi të godasë anijen e tyre të vjetër. Ata po dëgjonin kërcitjet dhe zhurmat që vinin nga… Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
95
Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej… Tags: të, dhe, në, që, inkurajime