Kulturë

“Pa Vend” në konkurrencë për “Palmën e Artë” në Cannes

Filmi i shkurtër i Samir Karahodës, “Pa Vend”, është pjesë e konkurrencës zyrtare në kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Cannes.

Ekipi i filmit ka njoftuar se pas filmit debutues që theu akullin dhe arriti ta fusë filmin e parë të Kosovës në Berlinale, filmi i dytë i regjisorit Samir Karahoda bëhet filmi i parë nga Kosova që përzgjidhet në mesin e 10 filmave të shkurtër që do të garojë për “Palmën e Artë” në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Cannes.

Sipas komunikatës, filmi “Pa Vend”, që filloi xhirimet në muajin shtator të vitit të kaluar, sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme. Filmi i zhanrit docu-fiction përcjell përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit, të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati, që të mbajnë sportin e pingpongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të pingpongistëve.

“Personalisht i uroj dhe përgëzoj anëtarët e klubit të pingpongut ‘Lidhja e Prizrenit’ në krye me trajnerin Rifat Rifati për sukseset e tyre pavarësisht rrethanave, të cilët akoma vazhdojnë stërvitjet në kushte jonormale. Është një histori unike, një rrëfim për dashurinë ndaj sportit dhe një luftë e heshtur ndaj diskriminimit. Vlerësimi nga një festival siç është ‘Cannes’ na bën edhe më krenarë si ekip dhe dua t’i falënderoj të gjithë për kontributet e tyre individuale”, ka theksuar regjisori Karahoda.

Në komunikatë ekipi ka sqaruar se qasja ndaj këtij rrëfimi u ka dhënë hapësirë për të shprehur shqetësimin si shoqëri për një ndjenjë të përgjithshme të pashpresës që përshkon jetën dhe me të cilën shoqëria ballafaqohet edhe sot.

“Kjo ngjarje fillon diku në vitin 2005, duke na dërguar në ato ditë kur stërvitjet për zhvillimin e këtij sporti janë mbajtur vetëm falë entuziazmit të patriotëve të vërtetë, siç janë Jetoni, Ermegani, Rifati e shumë të tjerë. Në një rrugëtim të veçantë kinematografik, ky film na sjell në ditët e sotme, duke vënë në pah ngecjen dhe injorimin e institucioneve karshi sporteve të vogla, solidarizimin qytetar dhe këmbënguljen kundrejt dorëzimit”, shkruhet në komunikatë.

“Ne arritëm të krijojmë një lidhje të veçantë me gjithë ekipin e pingpongut që ishte pjesë e produksionit. Edhe me gjeneratat e vjetra, edhe me talentët e rinj. Një gjë që na bashkonte ishte dëshira e madhe që të bënim më të mirën sipas mundësive tona”, citohet të ketë thënë producenti Eroll Bilibani, duke vazhduar se “në korrik, në tapetin e kuq të Kanës ekipi ynë i filmit dhe pingpongistët që asnjëherë nuk u ‘dorëzuan’ do të ecin në tapetin ku kanë lënë gjurmë Bekim Fehmiu e Arta Dobroshi. Por këtë herë është me një film nga Kosova, që është duke i vendosur themelet e valës së re të filmit nga një vend i vogël me ëndrra të mëdha”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Qena – artisti që solli “yjet dhe hënën” në TeatërFiks 15 vjet pas vdekjes së Muharrem Qenës, nga hiri i kujtimeve të familjarëve, kolegëve e rrethit është artisticizuar në dramë muzikore një rrëfim shqeto për njeriun jonkonformist e jokonvencional të teatrit shqiptar e më shumë sesa kaqËndërrimtar deri në frymën e fundit, Muharrem Qena pati fatin e atyre të…
    Tags: të, që, një, në, kulturë
  • 98
    Teatri në prag të rinovimit të gjashtë midis sezonit të punësElektrikja, ujësjellësi, rrjeti i kanalizimit, sanitaria, disa punë demoluese dhe suvatimi janë ndërhyrjet që planifikohet të bëhen këtë vit në ndërtesën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Nëpërmjet një kontrate në vlerë prej 38 mijë e 600 eurosh, Ministria e Kulturës synon që të përmirësojë kushtet në objektin e institucionit më…
    Tags: të, në, që, kulturë
  • 97
    “Zgjoi” nëpër botë me rrëfimin e gruas nga Krusha e MadheShpjegimi më i thjeshtë do të ishte ky: Një regjisore dëgjon rrëfimin e gruas nga Krusha e Madhe, burri i së cilës është ende në listën e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, e shndërron atë në skenar, skenari bëhet film dhe godet me të parën, në konkurrencë…
    Tags: të, që, në, kulturë
  • 97
    Albumi i Ermonela Jahos merr çmimin që cilësohet “Oscar” në muzikë klasike“Anima Rara” i sopranos Jaho është konfirmuar si vepër e jashtëzakonshme, duke triumfuar në kategorinë e muzikës vokale në International Classical Music Awards, që, siç shkruhet në ueb-faqen zyrtare të çmimeve, konsiderohet “Oscar” në fushën e incizimeve të muzikës klasike Në pesë muaj e fundit, sa herë që është diskutuar…
    Tags: të, në, që, kulturë
  • 97
    Thesaret e vjetra të gjetura më 2020Pandemia e COVID-19 nuk i ka ndalur arkeologët nëpër botë. Gjatë këtij viti janë gjetur objekte spektakolare si sarkofagë, statuja të mermerta e monedha ari.Saqqara, nekropol i qytetit të Memfisit, rreth 30 kilometra në jug të Kajros, cilësohet si një prej vendeve më të rëndësishme arkeologjike në Egjipt tok me…
    Tags: të, në, një, kulturë
Comments