Pagëzimi më i madh në ujë në historinë e SHBA! 4166 të pagëzuar në Plazhin Historik
Më shumë se 4,000 njerëz u pagëzuan në Gjirin e Piratëve, të Dielën e Rrëshajëve për të festuar jo vetëm dhuratën e jetës së përjetshme, por për të përkujtuar 50-vjetorin e Lëvizjes Jesus Revolution (Revolucioni i Jezusit). Kjo ngjarje që sapo ndodhi në një vend historik në Kaliforni vjen si një tjetër shenjë e rizgjimit shpirtëror në Amerikë. Ocean Church organizoi Baptize SoCal - një ngjarje e reklamuar si "pagëzimi më i madh me ujë në histori". Ngjarja e madhe përkoi me një përvjetor madhor të zgjimit të krishterë, ku qindra mijëra të rinj erdhën te Krishti në vitet '60 dhe '70. Më shumë se 280 kisha dhe 8,000 pjesëmarrës panë ndërsa 4,166 njerëz deklaruan në bregun e “Pirates Cove” jetën e tyre të re në Krishtin. Të pranishmit raportuan se atmosfera ishte e veçantë ndërsa njerëzit lavdëronin Perëndinë dhe kremtonin mbretërinë e Tij. "Çfarë ditë e mahnitshme dhe historike," tha muzikanti dhe pastori në Kishën Ëest Coast Life, Ray Gene Ëilson. "Mijëra të pagëzuar në Pirates Cove, Zoti po lëviz në Kaliforni!" “Një moment që nuk do ta harroj kurrë”, komentoi një nga të pranishmit në Instagram. "Kjo është absolutisht e mahnitshme lutja për të gjithë njerëzit në ecjen e tyre të re me Jezusin... Mirë se vini në familjen e Mbretërisë," komentoi një tjetër përdorues i Instagramit. Udhëheqësi i adhurimit Lindy Cofer tha: "Kisha është e gjallë! Çfarë pamje e bukur dje në Kaliforninë Jugore!!! Në 50-vjetorin e lëvizjes së popullit te Jezusit."
Facebook Comments
Related Posts
- 98
- 97Vetmia është kthyer në një shqetësim të krahasueshëm me pirjen e duhanit dhe obezitetin. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në SHBA. Dr. Vivek Murthy, një prej kirurgëve të Përgjithshëm amerikan pranon se vetmia tani është një kërcënim për shëndetin publik aq e rëndë sa barazohet me pirjen e duhanit dhe obezitetin. “Kjo është…
- 95
- 94
- 93