Informacione

Para se të ikni….

«Nëse tregoni kujdes ndaj gruas suaj, martesa forcohet dhe marrëdhënia martesore shfaqë lavdinë e Perëndisë»

Kam shumë vite që jam martuar por një herë hasa në një pasazh që më tërhoqi vërtet vëmendjen.

Kur një burrë martohet me një grua të re…” Ligji i Përtërirë 24:5

Pasi lexova me kujdes vargun, mësova se kjo pjesë flet për një burrë kur martohet për herë të parë. Prandaj, gruaja ime është “gruaja e re” për të cilën flet pasazhi. Sipas traditës hebraike, martesa e parë është e veçantë. Për shembull, në fund të dasmës thuhen shtatë bekime mbi çiftin. Nëse dikush duhet të martohet për herë të dytë për ndonjë arsye, siç është vdekja e bashkëshortit të saj të parë ose bashkëshortes së tij, thuhen vetëm tre bekime. Ka mendime të ndryshme nëse ky varg në tërësi vlen për çdo martesë apo jo (Në qoftë se një njeri është i porsamartuar, ai nuk do të shkojë në luftë dhe nuk do t’i ngarkohen detyra; ai do të jetë i lirë në shtëpinë e tij për një vit dhe do të bëjë të lumtur gruan me të cilën është martuar.)

Në judaizëm, ekziston një parim që thotë se është gjë e mirë të zmadhohet urdhërimi. Një shembull i mirë i kësaj është kur Yeshua tha që të bëjmë edhe një milje shtesë. Edhe pse viti i parë i martesës përmendet në këtë varg; burra, ndoshta na duhet të marrim disa ditë apo edhe një javë dhe të lëmë mënjanë çdo detyrim tjetër dhe të përpiqemi t’i gëzojmë gratë tona.

Është e qartë se viti i parë i martesës përfaqëson një kohë tranzicioni që mund të jetë i vështirë. Po kështu, me kalimin e viteve, ka edhe periudha të tjera tranzicioni kur hasen vështirësi. Thellimi i marrëdhënies martesore duke i treguar vëmendje gruas suaj do të forcojë martesën dhe do të sigurojë themelin e marrëdhënies që do t’i mundësojë çiftit të kalojë nëpër këto tranzicione dhe marrëdhënia e tyre martesore të shfaqë lavdinë e Zotit. Këtë supozohet të bëjë çdo besëlidhje biblike, duke përfshirë edhe besëlidhjen martesore.

Burra, pse të mos filloni të luteni sot se si ta gëzoni gruan tuaj të re dhe të planifikoni diçka që do të jetë e veçantë për të?

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Një trup i shëndoshë në një mendje të shëndoshë- rekomandime të rëndësishmeQë të gezoni një mirëqënie të mirë nuk do të thotë që vetëm të ushqeheni mire. Por, të ushqyerit, stërvitja, gjumi, stresi apo marrëdhëniet e ndërtuara janë aspekte të jetës që kërkojnë kujdes të veçantë. Taylor Cwiertniewicz, infermiere e lartë e specializuar për kujdesin familjar në Kaliforni të Shteteve të…
    Tags: të, informacione
  • 94
    Si të kemi përkushtimin e duhur ndaj familjes?Prindërimi le gjurmë të pakorrigjueshme te fëmijët. Një prind shembullor dhe i përkushtuar, është jo vetëm fat dhe model për fëmijën, por edhe motiv dhe inspirim për të ndërtuar mbarë edhe ai nesër, familjen e tij të ardhshme. Sa të përkushtuar duhet të jemi ndaj familjes? Sa kohë duhet t”i…
    Tags: të, informacione
  • 93
    29 Nëntori, 80-vjetori i Çlirimit Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Këshilli i Ministrave e shpalli këtë vit si Vit Jubilar Mbarëkombëtar për të shërbyer për përkujtimin e përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar…
    Tags: të, për, informacione
  • 92
    19 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit me Fëmijët19 Nëntori u caktua Dita Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve nga organizata joqeveritare e quajtur Fondacioni Women’s World Summit (WWSF). Që nga viti 2000, ngjarja vjetore ka mobilizuar qeveritë dhe shoqëritë për të ndërmarrë veprime dhe për të parandaluar abuzimin e fëmijëve. Në vitin 2004, rreth 3 milionë…
    Tags: të, për, informacione
  • 91
    Kinë, Partia Komuniste rishkrim të Biblës në një këndvështrim tjetërPartia Komuniste Kineze, po rishkruan Biblën me rishikime që përpiqen ta portretizojnë Jezusin, në një këndvështrim tjetër. Tina Ramirez, është themeluesja dhe presidentja e Hardwired – një grup që ka qenë një kritik i zëshëm i Partisë Komuniste Kineze dhe persekutimit të grupeve fetare dhe pakicave politike. “Pse Partia Komuniste…
    Tags: të, një, informacione
Comments