Inkurajime

Përballuni me krenarinë!

Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e Perëndisë në jetën e tyre, ende i nënshtrohen joshjes së krenarisë. Ky është paralajmërimi i Palit për korintasit—dhe për ne. Ai na tregon përsëri për popullin e Izraelit, të cilin Perëndia e shpëtoi nga Egjipti. Ndonëse e panë fuqinë e Perëndisë, ata iu dorëzuan tundimit herë pas here. Si rezultat, shumica e tyre vdiqën në shkretëtirë—duke humbur aftësinë për të  shkelur në Tokën e Premtuar.

Mënyra më e sigurt për të rënë në tundim dhe mëkat është të vendosim besimin tonë te vetja. Kështu bënë izraelitët. Ata madje besonin se kishin disi të drejtën për dhuratat e mira që Perëndia u kishte dhënë. Si besimtarë, ne duhet të mësojmë nga gabimet e tyre dhe të përballemi me krenarinë dhe të drejtën tonë duke i rrëfyer, penduar për to dhe duke i lënë te këmbët e Jezusit. Vetëm kur e lëmë krenarinë tonë në Krishtin, mund t’i besojmë plotësisht Perëndisë. Vetëm kur i mbajmë sytë te Krishti, mund të kemi fitore mbi tundimin.

Krenaria na bën të besojmë te vetja, në mënyrë që të ndihemi të pamposhtur. Por e vërteta është se ne jemi të gabueshëm, ndaj duhet t’i vëmë veshin paralajmërimit të Palit kur ndihemi sikur kush e di se kush jemi: “Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë!” (1 Korintasve 10:12).

Lutje: Zot, më fal që kam besuar te vetja – që mendoj për veten më shumë seç duhet. E di që Ti je Shpëtimtari im. Ti je vendi ku mund të mbështetem dhe autori i besimit tim. Të lavdëroj, o Zot. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata.” (1 Korintasve 10:6).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
  • 100
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 100
    Gëzim në qëllim!Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është…
    Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime
  • 100
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
  • 98
    Fara që nuk vdes kurrë!Jezusi e mbolli dashurinë e Tij në zemrat tona dhe dëshiron  që ne ta ndajmë atë me të tjerët. 1 Pjetrit 1:22-23 Përgatitja e një kopshti – kultivimi i tokës, ujitja e rregullt, kontrolli i barërave të këqija – kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme. Por kopshtari shpenzon më pak…
    Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime
Comments