Inkurajime

Perëndia i bën gjërat të ndodhin në kohën e duhur!

Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. – Habakuk 2:3

A po prisni që dëshirat e zemrës suaj të manifestohen? A po luteni për liri nga frika apo gjëra të tjera që ju mbajnë mbrapa dhe të mos realizoni ëndrrat tuaja? A po prisni dhe luteni për shpëtimin e miqve dhe të familjes? A po i besoni Perëndisë për sigurimin, favorin, ngritjen, nderimin dhe gjithë bekimet që gjenden në Fjalën e Tij?

A jeni lodhur duke pritur përgjigje për lutjet tuaja? Nëse jeni të zemëruar, duke pyetur “Kur, Perëndi, kur?”atëherë është e rëndësishme të dini që koha e Perëndisë është shpesh një mister. Ai nuk i bën gjërat sipas kohës sonë. Përsëri, Fjala e Tij premton që Ai nuk do të vonojë, as për një ditë.

Perëndia i bën gjërat të ndodhin pikërisht në kohën e duhur! Puna juaj është të mos zbuloni se kur, por të ndani mendjen që nuk do të hiqni dorë derisa të kaloni vijën e finishit dhe të jetoni në bekimet radikale dhe të mrekullueshme të Perëndisë! Sa më shumë i besoni Jezusit dhe mbani sytë të përqëndruar tek Ai, më shumë jetë do të keni. T’i besoni Perëndisë, do të sjellë jetë. Besimi sjell prehje. Ndaloni përpjekjet për të zgjidhur gjithçka, dhe lejoni Perëndinë të jetë Perëndi në jetën tuaj.

Lutje

Perëndi, e di që koha jote është e përsosur, edhe kur lodhem nga pritja. Më ndihmo të të besoj Ty dhe të pushoj në planin që Ti ke për mua.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 97
    Mos e bëni fjalën “Më fal” si fjalën më të vështirë.Ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë”. – 1 e Samuelit 26 : 21 A jeni përfshirë në ndonjë diskutim të nxehtë, dhe më pas keni kuptuar se e keni keqkuptuar atë që po thoshte personi tjetër? Të duket vetja shumë e ulët që gabuat në këtë mënyrë.…
    Tags: të, dhe, për, që, inkurajime
  • 97
    Si e përdor Perëndia vuajtjen për mirë?Në kohën e Jezusit zakonisht mësohej se vuajtja është gjykim. Për shembull, kur dishepujt e Jezusit takuan një burrë të lindur të verbër, ata e pyetën Atë: “Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?” (Gjoni 9:2). Dhe Jezusi mori kohë për të korrigjuar këtë…
    Tags: të, për, që, inkurajime
  • 97
    Gëzim në qëllim!Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është…
    Tags: të, dhe, që, për, inkurajime
  • 97
    Shpresë në mes të yjeve që bien!“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.-Mateu 24 :29 Përgjatë historisë, ka pasur disa ngjarje të pabesueshme qiellore. Në 1833 dhe 1966, pati shira…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
Comments