Inkurajime

Përse pyesim “Përse?”

…”Zot, unë besoj; ndihmo mosbesimin tim.” – Marku 9:24

A e keni gjetur ndonjëherë veten në një situatë tragjike dhe keni pyetur Perëndinë: “Përse? Pse po më ndodh kjo mua?”

Për një moment, le të imagjinojmë që Perëndia iu përgjigj kësaj pyetjeje. A do të ndryshonte ndonjë gjë shpjegimi i Tij? Efektet e një tragjedie do të ishin prapë me ju dhe dhimbja do të ishte po aq e madhe sa më parë. Çfarë do të kishit mësuar?

Kur ne i bëjmë Perëndisë këtë pyetje, unë mendoj që në të vërtetë po bëjmë këtë pyetje: “Perëndi, a më do? A do të kujdesësh Ti për dëshpërimin dhe dhimbjen time? Nuk do të më lësh vetëm apo jo?” Është e mundur që për shkak se kemi frikë që Perëndia nuk kujdeset vërtet për ne, ne kërkojmë shpjegime?

Duhet të mësojmë të themi: “Zot, unë besoj. Nuk e kuptoj dhe ndoshta asnjëherë nuk do të kuptoj arsyet përse gjëra të këqija ndodhin, por unë e di me siguri që Ti më do dhe je gjithmonë me mua.”

Besoj që shpesh merr më tepër besim për të përjetuar një fitore. Vendosni besimin tuaj në Perëndinë dhe do të dilni më të fortë.

Lutje

Perëndi, unë besoj në Ty, edhe kur situatat përpiqen të më mbushin mendjen me dyshim. Më ndihmo të mbaj mend dashurinë Tënde për mua dhe të vendos besimin tim në Ty, pavarësisht të gjithave.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Nevoja jonë e përditshme për të adhuruar dhe shërbyer Zotit!Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht  תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
    Tags: të, në, për, që, dhe, mesazh, inkurajime
  • 97
    Falenderues në mes të vuajtjes!Në gjithçka (pavarësisht rrethanave) falenderoni (Perëndinë), sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus (Zbuluesi dhe Ndërmjetësuesi i atij vullneti) për ju. – 1 Thesalonikasve 5:18 Bibla na inkurajon të jemi falenderues gjithmonë. Është e thjeshtë kur Perëndia i përgjigjet lutjeve dhe na nxjerr nga telashet. Por nuk është…
    Tags: të, në, dhe, për, më, mesazh, inkurajime
  • 97
    Çfarë rëndësie ka Izraeli në profecitë Biblike?Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit dhe për këtë duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin. Mësuesi i Biblës, Baruch Korman nga Izraeli gjatë një interviste dhënë përmes skype-it për TV7 Albania ndan interpretimin biblik duke nisur nga Libri i Zanafillës. Sipas tij, Zoti na tregon për Izraelin…
    Tags: të, dhe, në, për, mesazh, inkurajime
  • 97
    Sakrifica e plotë dhe përfundimtare!“Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar. Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: «Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti dhe do t’i bindemi». Pastaj Moisiu mori gjakun,…
    Tags: të, dhe, që, për, mesazh, inkurajime
  • 96
    Të ngadaltë në zemërim!Fjalët e urta 19:11: “Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.” Mendoni për këtë. Meditoni për këtë. Mencuria e bën njeriun të ngadaltë në zemërim dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet. Mendoni për pjesën e…
    Tags: të, në, dhe, për, mesazh, inkurajime
Comments