Pianistja nga Kosova me çmimin që ia hap dyert e “Carnegie Hall” në New York
Loja në njërën prej pjesëve të serisë së “Études-Tableaux” të Sergei Rachmaninoff dhe “Danse – Tarantelle Styrienne” të Claude Debussy ka bindur jurinë e çmimeve prestigjioze “Golden Classical Music Awards” që pianistja Denita Dedushaj të vlerësohet me Çmimin e parë. Pas vlerësimit të performancave nëpërmjet videove, juria ka vendosur që si fituese, Dedushaj të interpretojë Rachmaninoffin në sallën e recitaleve të “Carnegie Hall” në New York. “Ky moment është thelbësor për karrierën time në muzikën klasike, pasi që besoj se do të sjellë më shumë mundësi dhe hapësirë në skenën ndërkombëtare…”, ka thënë pianistja Dedushaj
Interpretimi i njërës prej pjesëve të serisë së “Études-Tableaux” të Sergei Rachmaninoff dhe “Danse – Tarantelle Styrienne” të Claude Debussy ka bindur jurinë e çmimeve prestigjioze “Golden Classical Music Awards” që Dedushaj të vlerësohet me Çmimin e parë. Pas vlerësimit të performancave nëpërmjet videove, juria ka vendosur që si fituese Dedushaj të interpretojë Rachmaninoffin në sallën e recitaleve të “Carnegie Hall”.
“Vetë organizatorët kanë përzgjedhur që fituesit të paraqiten në koncertet që mbahen në praninë e publikut dhe aty dorëzohen çmimet. Pra, janë koncerte të organizuara për fituesit në ‘Weill Recital Hall’ të ‘Carnegie Hall’”, ka thënë pianistja Dedushaj.
Paraprakisht ajo si anëtare e korit “Siparantum” ka interpretuar në Belgjikë, Slloveni, Portugali, Zvicër, Gjermani, Suedi, Kore të Jugut e së fundmi në Vjenë. Në një skenë në New York do të paraqitet për herë të parë.
Pjesa që Dedushaj do ta interpretojë, është e para me radhë e nëntë sosh që Rachmaninof i ka kompozuar në kuadër të serisë së dytë të “Études-Tableaux” më 1917. Kjo pjesë “Allegro agitato në C minor” sipas studiuesve të muzikës ka ritëm të shpejtë dhe kërkon shkathtësi të konsiderueshme. Teknikisht, muzika është vazhdimisht në kulm.
Këtë “Étude” Dedushaj e kishte interpretuar edhe në një prej koncerteve të saj recitale. Është prej pjesëve më të dashura për të.
Related Posts
- 93
- 92
- 92
- 88“Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”, ky titull e shoqëron artikullin e fundit të revistës digjitale, “The Hollywood Reporter”, i cili i numëron disa prej filmave evropian që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit që po e lëmë pas, e ku përfshihet edhe filmi kosovar i regjisores Blerta Basholli,…
- 87Dirigjenti dhe themeluesi i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, është i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ftesa që kanë marrë për të interpretuar në sallën e Filharmonisë së Berlinit.Mundësinë e konsideron legjendare. Tregon edhe se ka kohë që orkestra e madhe edhe salla radhiten si më të mirat në botë.…