Mesazh

Piktura e plotë.

Isaia 18:7 ” Në këtë kohë do t’i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë; do të çohen në vendin ku ndodhet emri i Zotit të ushtrive, në malin Sion.”

Ky varg flet për atë kohë kur Perëndia e konsumon historinë me fitoren e mbretërisë së Tij… sundimit dhe mbretërimit të Tij në tokë… qiellin dhe tokën e re. Në atë kohë, oferta dhe nderime do t’i jepet Zotit të ushtrive. Adhurim do t’i jepet Zotit të ushtrive, dhe kjo tablo tregon se të gjithë do ta bëjnë këtë, njerëzit shtatlartë dhe lëkurë ndritur, njerëzit që kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm dhe pushtues vendi i të cilit ndahet nga lumenj. Kjo është tabloja se si do të jetë fundi i historisë.

Pra, ngrini sytë tuaj sot. Unë dhe ju kemi shumë gjëra që po ndodhin në jetën tonë sot. Ne kemi gjëra në listën tonë, kemi gjëra në programin tonë. Dhe këto janë të dobishme. Këto janë gjëra që duhen bërë për çdo ditë. Por është e dobishme që t’i ngremë sytë për një çast dhe të kujtojmë se si do të përfundojë historia.

E gjithë historia do të përfundojë me ditën kur të gjitha kombet… çdo lloj kombi… do të mblidhen para Zotit të ushtrive dhe do t’i japin lavdi Atij. Ky do të jetë fundi i historisë. Kjo është piktura që shohim te Zbulesa. Kombet do të vijnë te froni i Perëndisë për ta adhuruar dhe lartësuar Atë, për të jetuar me Të përjetësisht, në jetë të jetëve.

Ndaj le të lutemi për ditën që po afron, duke qenë se edhe Zbulesa na thërret që të lutemi. “Eja, Zoti Jezus, eja shpejt. Bëj që këto gjëra të ndodhin.” Dhe le të lutemi që më shumë kombe sot dhe nesër dhe këtë javë dhe në javët në vazhdim të njohin hirin e Perëndisë. Le të lutemi. Në mendje kam njerëzit e fisit bania në Indi… të lutemi për ta, për 30 milionë prej tyre që jetojnë ë Indi dhe shumë pak prej tyre janë ndjekës së Krishtit. Relativisht shumë pak nga 30 milionë prej tyre. Ndaj le të lutemi që Perëndia të sjellë më shumë njerëz të fisit bania në adhurim. Në të gjithë Indinë, duke e ditur se një ditë, kur të mbarojë historia, konsumimi i mbretërisë së Perëndisë, njerëzit e fisit bania do të mblidhen përreth fronit. Ka njerëz që janë afër dhe larg dhe ata do t’i sjellin oferta Zotit të ushtrive.

Perëndi, thirri njerëzit bania sot që të besojnë në Ty, ta vendosin sigurinë e tyre në Ty, të të sjellin Ty nderim dhe lavdi. Lutem që kjo të ndodhë në fisin bania, të ndodhë edhe mes shumë njerëzve të tjerë. Perëndi, na ndihmo sot që të jetojmë duke i pasur sytë nga ajo ditë që po vjen. Zot, na ndihmo të jetojmë duke pritur me padurim atë ditë. Na ndihmo të jetojmë me sigurinë që ajo ditë po vjen. Dhe në dritën e asaj dite që po vjen, na ndihmo të jemi besnikë sot. Perëndi, na ndihmo të lutemi sot për ditën që po vjen. Na ndihmo të lutemi, na ndihmo të japim, përdori burimet tona për të bërë që kombet të të adhurojnë dhe nderojnë Ty. Na ndihmo ta bëjmë këtë, jo thjesht larg, por edhe afër. Perëndi, na përdor sot për të sjellë më shumë njerëz te Ti, që ata të të japin Ty oferta dhe nderime. Në emrin e Jezusit lutemi për këto gjëra, amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Pyetjet në kohën e vështirësiveNë çdo kohë që ndodh një fatkeqësi natyrore, është e kuptueshme që të vijnë në mendje pyetje të mëdha  për gjëra të tilla si jeta, vdekja dhe pse jemi këtu. Madhësia e vdekjes dhe shkatërrimit të shkaktuar nga tërmete, zjarre, tsunami ose përmbytje zhvendos mendimet tona normale të përditshme, duke…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh
  • 100
    të rritesh në aftësinë e dallimitFryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e urtësisë dhe e zgjuarsisë…nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen. – Isaia 11:2-3 Jezusi jetoi një jetë me aftësi dalluese. Dallimi i Tij nuk bazohej në ndjeshmëritë sipërfaqësore të mishit, por ishte…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh
  • 100
    mbjellja dhe korrja…sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. – Galatasve 6:7 Shkrimi na thotë qartë që do të korrim atë që mbjellim. Kjo zbatohet për fermerët dhe të mbjellat. Shumë njerëz e dinë që zbatohet edhe tek të dhënët e parave dhe të qënit bujarë. A e dini që…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • 100
    Zot, ti je burimi im!Përmbushja dhe kënaqësia e vërtetë përcaktohet më tepër nga qëndrimi dhe përgjigjet tona sesa nga rrethanat tona. Dhe për shkak se Pali e kishte mësuar këtë sekret, ai ishte në gjendje të përjetonte gëzim dhe paqe në çdo lloj situate. Apostulli e kuptoi se çfarë do të thoshte të jetoje…
    Tags: të, dhe, që, në, mesazh
  • 99
    i flisni malit Fjalën e PerëndisëSepse ju them në të vërtetë, nëse dikush do t’i thotë këtij mali: “Luaj vendit e hidhu në det” dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet. –…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
Comments