Inkurajime

Premtimi më i bukur!

Romakëve 8:28 është një nga vargjet më madhështorë në të gjithë Shkrimin. Është mahnitës në madhështinë e tij, në bujarinë dhe gjithëpërfshirjen e madhësisë së tij. Nga ky premtim i mrekullueshëm, e dimë se Perëndia po bën që të gjitha rrethanat tona të bashkëveprojnë për të mirën tonë—”të mirën e atyre që e duan atë, të cilët janë thirrur sipas qëllimit të tij”. Ai madje përdor zhgënjimet tona më të rënda për të realizuar takimet  e Tij hyjnore.

I Vtëmlinduri, i përjetshëm i Perëndisë vdiq me një vdekje torturuese në kryq si të ishte një kriminel. Por Ati bëri që edhe varri t’i hapë rrugë lavdisë, ndërsa e ringjalli prej së vdekurish dhe e kurorëzoi si Zot të të gjithëve. Sot, nëse jeni në Krishtin, çdo gjë që Satani synon për keq, Perëndia do të përdorë për t’ju bekuar.

Ju lutemi kuptojeni: Jeta juaj nuk është thjesht një rrëmujë e rastësishme. Jeta juaj nuk është një sërë problemesh apo rezultat i rastësive. Edhe në mes të vuajtjeve tuaja, mund të gjeni prehje në premtimin e lavdishëm të Perëndisë.

Shumë ngjarje në jetën time kanë qenë konfuze dhe të dhimbshme. Jam i sigurt që edhe ju mund të thoni të njëjtën gjë. Ne të gjithë vuajmë në këtë botë të rënë – të gjithë kemi një kryq për të mbajtur. Por në të vërtetë, në të gjitha gjërat, Perëndia më ka sjellë  mua të mira, bekim Mbretërisë së Tij dhe lavdi Krishtit. Pa dyshim, Ai po bën të njëjtën gjë për secilin prej fëmijëve të Tij – duke ju përfshirë edhe juve. Amen për këtë!

Lutje: Zot, të falënderoj që të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirën time. Më ndihmo të prehem në këtë premtim gjatë gjithë jetës sime. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

 Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.” (Romakëve 8:28).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ndaluni dhe sodisni bukurinë e Zotit!Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë  i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më…
    Tags: të, për, në, inkurajime
  • 100
    Duke bërë të mirën…..Të korrat po vijnë! Prandaj, kur ndiheni të lodhur, kërkoni nga Zoti forcën për të vazhduar. Galatasve 6:9-10 Ka të paktën dy lloje pritjesh. Nganjëherë ne presim në mënyrë pasive – ndërsa jemi në makinë, në telefon ose në një radhë në aeroport. Por mund të presim edhe aktivisht –…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 100
    Pse martesa duhet të ketë përparësi mbi çdo marrëdhënie tjetër?Në një kohë kur shifrat e divorceve po rriten,  kur familjet me një prind, sidomos me nëna të vetme edhe në Shqipëri janë rritur, java e martesës vjen si inkurajim dhe shërbim për të gjithë shoqërinë. Java e Martesës është shtrirë në katër kontinente dhe Shqipëria është një nga 25…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 97
    Të jesh i drejtë në një botë të padrejtë!Fjalët e urta 2:6-11 janë vargje shumë të pasur. Ata na tregojnë se si Perëndia jep dituri dhe se cfarë ndodh në jetën tonë, si rezultat i kësaj. Kështu, unë dua t’u lexoj këto vargje dhe pastaj, të lutemi përmes këtyre vargjeve, për jetën tonë. Pra, Fjalët e urta 2:6-11. “Sepse…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 97
    Të jesh shembull për të tjerët!Filipianëve kapitulli 4 vargu 9. Pali u thotë kështu të krishterëve: “Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.” Kjo është një deklaratë e guximshme. Ai po u thotë të krishterëve të tjerë:…
    Tags: të, në, inkurajime
Comments