Inkurajime

Prezenca e Zotit e bind njeriun!

Në pjesën e Torës të kësaj jave, Moisiu fillon të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë:

“Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga kopeja, le të ofrojë një mashkull pa të meta; ta çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes me vullnetin e tij përpara Zotit.”

Levitiku 1:3

Ju lutemi vini re fjalën “me dëshirë”. Edhe pse disa e përkthejnë  “me vullnetin”, ideja këtu lidhet me atë që dikush dëshiron të bëjë. “לרצונו” Kjo do të thotë se që një ofertë të pranohet nga Zoti, duhet t’ia paraqesë Atij, me dëshirë, dhe jo me detyrim. Me fjalë të tjera, duhet të ketë një marrëveshje midis individit dhe Zotit që ka nevojë që të bëhet sakrifica. Shumë kanë theksuar se baza për këtë marrëveshje është bindja. Kjo ka lidhje me faktin se menjëherë pas vendosjes së Tabernakullit në fund të librit të Eksodit, prania e Zotit (nëpërmjet një reje) mbuloi Tabernakullin. Nuk është rastësi që sapo prania e Zotit ishte në mesin e tyre, Moisiu fillon të udhëzojë Izraelin për sakrificat. Nga ky pikvështrim mësojmë se është prania e Perëndisë ajo që e bën një person të bindet dhe të reagojë ndaj mëkatit.

Edhe pse Tabernakulli u ngrit për herë të parë gati 3500 vjet më parë asgjë nuk ka ndryshuar. Nëse do të ecni në bindje dhe do të nxiten të merren me problemin e mëkatit, Perëndia duhet të jetë i pranishëm në jetën tuaj. Si mund ta ndihmojë dikush një person tjetër të ecë në bindje dhe ta nxisë të dëshirojë (לרצונו) të merret me mëkatin e tij duke pranuar Mesian Yeshuan? Sa herë që lexohet fjala e Perëndisë, prezenca e Tij përjetohet dhe ekziston mundësia më e mirë që dikush të ecë në bindje.

Ftoni  komshinjtë, kolegët etj. në shtëpinë tuaj për një studim bible; dhe do të  habiteni sa prej tyre do të vijnë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Bekimi i MirënjohjesTë mëdha janë shpërblimet për ata që vazhdimisht tregojnë mirënjohje ndaj Perëndisë. Kolosianëve 2:6-7 Parashtrimi i kërkesave tona tek Zoti me anë të lutjes është vetëm një aspekt i komunikimit tonë me Të. Një pjesë tjetër e lutjes – e cila shpesh neglizhohet – është falënderimi (Filipianëve 4:6). Ati dëshiron që…
    Tags: të, në, që, dhe, një, inkurajime
  • 97
    Suksesi dhe kultura jonë!Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti. Filipianëve 3:12 Suksesi, thuhet në fjalor, është “shkalla ose masa e arritjeve,” ose “arritja e pasurive, pëlqimit, ose famës.” Përkufizimi i fundit…
    Tags: të, në, që, dhe, një, inkurajime
  • 97
    Kurajo!Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
  • 97
    Mendoni drejt që të flisni drejtEdhe gjuha është zjarr, botë padrejtësie; kështu është vendosur gjuha midis gjymtyrëve tona: ajo e fëlliq gjithë trupin dhe ndez rrotën e jetës (ciklin e natyrës së njeriut) dhe ndizet nga ferri (Gehenna). –Jakobi 3:6 Pohimet negative fillojnë me mendime negative. Për shembull, le të themi që një punonjës dëgjon…
    Tags: të, në, që, dhe, inkurajime
Comments