Mesazh

Pse duhet të shkojmë në kishë?

Unë i njoh veprat e tua, që ti nuk je as i ftohtë, as i ngrohtë. Do të doja të ishe i ftohtë ose i ngrohtë. (Zbulesa 3:15)

Nëse nuk jeni ndjerë kurrë sikur donit të hiqnit dorë nga kisha, mundësitë janë që a) nuk shkoni në kishë, nuk keni qenë kurrë dhe nuk mendoni të shkoni, b) keni gjetur një vend të rehatshëm për të dremitur një orë të dielën në mëngjes, ose c) jeni një shenjtor, dhe duhet me patjetër të jeni kandidat për medalje kur të hyni në portat e parajsës.

Ajo që doni të bëni ndonjëherë dhe që e dini se nuk duhet bërë është një gjë dhe ajo që bëni në të vërtetë është diçka tjetër. Të gjithë dekurajohen ndonjëherë me gjërat që ndodhin në një kishë. Muzika është shumë e lartë ose shumë bashkëkohore. Kisha nuk është shumë tradicionale, është shumë intelektuale, shumë emocionale, e pavend, injoron çështjet sociale, shumë politikë ose nuk është e përfshirë sa duhet, ose të tjera. Pastori flet për një kohë të gjatë, ose nuk flet sa duhet, nuk flet në mënyrë biblike ose flet në mënyrë të papërshtatshme.

Po mendoj për një pastor i cili jepte më të mirën, por thjesht nuk transmetonte asgjë. Me pak fjalë, ai ishte i mërzitshëm. Një dhjak e mori pranë dhe i dha një CD të mesazhit të së dielës. “Ulu dhe dëgjoje këtë,”- i tha ai. Pastori pranoi. Sapo dhjaku u largua, pastori vendosi CD dhe po dëgjonte mesazhin. Pas 10 minutash dhjaku po përgjonte pas derës për të parë se çfarë po ndodhte dhe gjeti pastorin në gjumë të thellë, duke gërhitur me gojën hapur.

Kohët e fundit shumë njerëz thonë se kanë hequr dorë nga kisha, por jo nga Zoti, dhe kanë filluar ta zëvendësojnë me të tjera gjëra si këto. Disa dëgjojnë predikuesit në televizion, por një numër i madh zgjedhin të adhurojnë Zotin në natyrë, në fusha golfi, në plazh.

Pra, pse duhet të shkojmë në kishë? Meqenëse koha është e limituar, po ju jap disa përgjigje të drejtpërdrejta. Së pari, sepse frekuentimi i kishës nuk është vetëm një normë e të krishterëve të hershëm, por është gjithashtu një bindje ndaj vetë Shkrimeve. Hebrenjve 10:25 na udhëzon: “Pa hequr dorë nga të mbledhurit tonë, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njëri-tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.” Arsyeja e dytë është se në një vëllazëri njerëzish të lënduar, nevojtar, si edhe të rritur në frymë, ne shohim krahët e hapur të Perëndisë për të gjithë. Arsyeja e tretë: Asgjë nuk krahasohet me adhurimin njëzëri, disa në tonalitet dhe disa jashtë ritmit, duke i kënduar lavde të Plotfuqishmit. Të këndosh pas një CD nuk është e njëjtë si me një grup njerëzish që bashkojnë zërat së bashku. Së katërti: Vetëm në një vëllazëri kishe mund ta inkurajojmë njëri-tjetrin, të shtyjmë njëri-tjetrin, dhe të mbajmë barrët e njëri-tjetrit sepse kemi nevojë.

Sigurisht që zjarri juaj mund të ndizet dhe rritet, por pa trungje të tjerë shpejt do të fillojë të fiket. Drutë janë konsumuar plotësisht vetëm kur kthehen në qymyr.

Një burrë që ishte plotësisht i shurdhër shkonte në kishë çdo të Diel. “Pse vjen?” pyeti dikush, duke shtuar: “Ti nuk dëgjon asgjë që thuhet!” “Po,” u përgjigj ai, “Por në këtë mënyrë ata e dinë se në ç’anë jam.” Si ju duket kjo?

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    besojini Perëndisë gjatë sfidave emocionale…”O At’, po të duash largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti.” – Luka 22:42 Rritja si një i krishterë që ndjek Frymën e Shenjtë nuk ndodh brenda natës. Është një proces mësimi që kërkon kohë. Pak nga pak, një përvojë mbas një tjetre,…
    Tags: të, një, në, dhe, nuk, mesazh
  • 94
    fuqia e Perëndisë përmes lutjesI cili në ditët e mishit të tij, me klithma të forta dhe me lot, i ofroi lutje dhe përgjërime atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës nga Perëndia. – Hebrenjve 5:7 Lutja është kaq e fuqishme sepse bashkon zemrat e njerëzve në…
    Tags: të, në, dhe, një, mesazh
  • 93
    Ai është i fortë në dobësi.Por Ai më tha: “Hiri im (favori, mirësia dhe mëshira ime) të mjafton (i mjaftueshëm kundër çdo rreziku dhe të aftëson të përballosh telashet burrërisht), sepse fuqia ime përsoset (përmbushet dhe plotësohet) në dobësi.”… – 2 Korintasve 12:9 I dobët apo i fortë? Nëse do të zgjidhnit një nga këto…
    Tags: të, në, dhe, nuk, mesazh
  • 91
    përballja me zhgënjiminNënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të arratiset prej jush! – Jakobi 4:7 Shumë të krishterë po ndihen të shkurajuar dhe të dëshpëruar sepse nuk kanë mësuar si të përballen me zhgënjimin. Nuk është vullneti i Perëndisë për të jetuar në zhgënjim, dëshpërim apo shkurajim, për asnjë ditë.…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 91
    Kur ankthi dhe pasiguria na rrethojnë, Zoti është ende në kontrollE gjithë bota është duke u përballur me një pandemi, e cila ka sjellë ndryshime të mëdha si asnjëherë më parë.  Tek Psalmi 11:3, fjala e Zotit thotë: Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti? Shumë besimtarë po bëjnë të njëjtën pyetje sot. Edhe në këtë situatë që jemi…
    Tags: të, dhe, në, nuk, mesazh
Comments