Mesazh

Pse nuk mund të ndjekim zemrën?

Pastaj u tha të gjithëve: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë. – Luka 9 : 23

Jezusi ishte i qartë me dishepujt e tij se dishepullizimi nuk është diçka e rastësishme. Ai e dinte që po i thërriste dishepujt e Tij për një përkushtim intensiv, jo për ndonjë hobi fundjave. Për bashkëkohësit e Jezusit, «marrja e kryqit çdo ditë»  ishte një derë e  hapur  e torturave të tmerrshme e poshtëruese të ushtruara mbi të burgosurit nga qeveria romake e asaaj kohe.

Perëndia nuk është sadist që të kënaqet me torturat tona për të provuar besnikërinë. Megjithatë, “mohimi i vetvetes” nuk është diçka që na vjen natyrshëm. Në kulturën e sotme të krishterët nuk e kanë për zakon t’i mohojnë vetes pothuajse asgjë. Kultura e krishterë është shpesh sipërfaqësore dhe e përqendruar në kënaqësinë ndaj vetvetes (ose grupit), por jo dishepullizimit të vërtetë.

Të mohosh vetveten nuk do të thotë të mos ndjesh kënaqësi ose të mos kesh asgjë të mirë. Do të thotë që ne i japim përparësi diçkaje tjetër mbi veten tonë. Përkthyesi misionar i Biblës, Ken Jacobs, u shpreh në këtë mënyrë: “Nëse dikush dëshiron të më ndjekë mua, le të më ndjekë me gjithë zemër…”

Jo gjithçka që duam është e gabuar t’a dëshirojmë ose t’a marrim. Të vendosësh dëshirat e zemrës së Jezusit mbi të tuat do të thotë se nëse vullneti i Perëndisë bie ndesh me dëshirat  e tua, do mohosh veten. Po ashtu si Jezusi nuk kërkoi të drejtat e tij dhe u shërbeu të tjerëve po ashtu Ai pret të njëjtën gjë nga ne. Ndonjëherë t’u shërbesh të tjerëve është po aq e rëndë ose e rrezikshme sa të mbash një kryq. Nëse u japim përparësi dëshirave tona egoiste, nuk ka vend për atë që Jezusi vlerëson në zemrat tona.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Kur të duket se je gati të dorëzoheshPerėndia nuk ėshtė njė njeri, qė mund tė gėnjejė, as edhe bir njeriu qė mund tė pendohet. Kur ka thėnė njė gjė, nuk do ta bėjė? Ose kur ka shpallur njė gjė, nuk do ta kryejė? Numrat 23:19 A ndihesh ndonjëherë se je gati të dorëzohesh? Një prej dëgjuesve na thoshte…
    Tags: të, nuk, mesazh
  • 97
    Të ecësh përmes kohëve të errëtaA keni shkuar ndonjëherë gjatë leximit në faqen e fundit të librit sepse thjesht nuk mund të prisnit për përfundimin? Kjo është shpesh ajo që ne dëshirojmë të bëjmë në jetën tonë, veçanërisht në sezone të vështira. Ne duam të dimë kur do të marrë fund vuajtja jonë. Por vetëm…
    Tags: të, mesazh
  • 97
    Lërini mënjanë rrugët tuaja të vjetraArsyeja që disa të krishterë nuk e ndiejnë paqen dhe gëzimin e Zotit është se ata jetojnë ende në mënyrat e tyre të vjetra të kësaj bote. Efesianëve 4:17-24 Duket se në një botë me prosperitet dhe bollëk, do të kishte kënaqësi të madhe, por  ndodh e kundërta. Pse ka…
    Tags: të, mesazh
  • 97
    ndiqni urtësinë e Perëndisë jo ndjenjat tuajaSepse Zoti jep urtësi; nga goja e tij rrjedhin njohuri dhe arsye. – Fjalët e Urta 2:6 Jeta nuk është më një aventurë kur lejojmë ndjenjat të udhëheqin. Ndjenjat ndryshojnë nga dita në ditë, nga ora në orë, nga momenti në moment. Ndjenjat na gënjejnë. Pra, nuk mund t’u besojmë…
    Tags: të, mesazh
  • 94
    arsyeja pse erdhi JezusiAfrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve; pastroni duart, o mëkatarë, dhe shenjtëroni zemrat, o njerëz me dy mendje. – Jakobi 4:8 Shikoni me vëmendje vargun më sipër. Na thuhet t’i afrohemi Perëndisë përpara se të na thuhet të ndalojmë së mëkatuari. Ka kaq shumë njerëz që e keqkuptojnë.…
    Tags: të, nuk, mesazh
Comments