Uncategorised

Psikologët në SHBA: Kisha zgjidhja për vetminë

Vetmia është kthyer në një shqetësim të krahasueshëm me pirjen e duhanit dhe obezitetin. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në SHBA. Dr. Vivek Murthy, një prej kirurgëve të Përgjithshëm amerikan pranon se vetmia tani është një kërcënim për shëndetin publik aq e rëndë sa  barazohet me pirjen e duhanit dhe obezitetin. “Kjo është një çështje me të cilën shumë njerëz luftojnë në hije sepse ndihen të turpëruar. Dhe kjo ishte e vërtetë edhe për mua,” tha ai për ABC News.

“Ishte gruaja ime, Alice, ajo që më tha : “Unë jam e shqetësuar për ty,  sepse nuk po u afrohesh njerëzve. Nuk po shoqërohesh me miqtë e tu”, thotë Dr. Murthy. Sipas tij vetmia rrit rrezikun e sëmundjeve fizike si sëmundjet e zemrës, demenca dhe goditjet në tru dhe ato mendore, duke përfshirë depresionin, ankthin dhe vetëvrasjen. Ai shton se mundësia e vdekjes së parakohshme për shkak të vetmisë mund të jetë e barabartë me atë të pirjes së 15 cigareve në ditë dhe mund të përbëjë një rrezik më të madh për shëndetin sesa të jetosh me obezitet. “Kthehuni në kishë. Përfshihuni. Përfshihuni me grupe. Ne duhet të kthehemi. Dhe me të vërtetë, nuk ka vend më të mirë për ta zgjidhur atë sesa kisha.”- apelon një prej psikiatërve në SHBA, Daniel Amen si përgjigje ndaj vetmisë, rrezikut në rritje të shëndetit të shoqërisë.

Dr. Amen tha se vetmia ishte një problem serioz në Amerikë përpara pandemisë, por mbylljet e lidhura me COVID-19 e bënë vetminë “në mënyrë eksponenciale më keq”. Ai thekson se ndërsa pandemia ka mbaruar, shumë njerëz vazhdojnë të mbeten të izoluar nga ata me të cilët kanë ndërvepruar para pandemisë. Prandaj, ai rekomandon minimizimin e kohës para ekranit duke maksimizuar ndërveprimet personale.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
      Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).  Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
    Tags: të, dhe, në, për, uncategorised
  • 98
    Zbuloni qëllimin e Perëndisë për jetën tuaj.Ndërsa jam e bindur se secili prej nesh ka ardhur këtu në tokë për një arsye – dhe se secili prej nesh është krijuar për një qëllim, sa herë që flas për këtë temë, në mënyrë të pashmangshme lind pyetja: “Po njerëzit me aftësi të kufizuara? Si mund ta arrijnë…
    Tags: të, për, dhe, një, në, uncategorised
  • 97
    Pagëzimi më i madh në ujë në historinë e SHBA! 4166 të pagëzuar në Plazhin HistorikMë shumë se 4,000 njerëz u pagëzuan në Gjirin e Piratëve, të Dielën e Rrëshajëve për të festuar jo vetëm dhuratën e jetës së përjetshme, por për të përkujtuar 50-vjetorin e Lëvizjes Jesus Revolution (Revolucioni i Jezusit). Kjo ngjarje që sapo ndodhi në një vend historik në Kaliforni vjen si…
    Tags: në, të, një, dhe, uncategorised
  • 97
    Kuptimi i jetësLuftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin. (2 Timoteut 4:7) “Jetoni-Dashuroni-Shijoni!”- lexon një reklamë për një agjenci funeralesh, me shënimin poshtë saj: “Ne do të presim.” Kur e pashë, mesazhi më bëri të mendohem. Mendova me vete: “A nuk është kjo ajo që përpiqen të bëjnë njerëzit?…
    Tags: të, një, dhe, për, uncategorised
  • 97
    21 Ditë Agjërim Global për Izraelin (7-28 Maj 2023)Media 7 ju fton të bashkoheni me mbi 1 milion besimtarë që do të angazhohen në lutje për Izraelin për të paktën 1 orë në ditë për 21 ditë (7-28 maj 2023) për përmbushjen e premtimeve dhe planeve të shpëtimit të Zotit për Jeruzalemin dhe Izraelin. Agjërimi global 21- ditor për…
    Tags: të, për, në, dhe, një, uncategorised
Comments