Informacione

Punëtoret greviste të Kuvendit lihen jashtë, presin vendimin për punën e tyre

Punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë qenë në grevë për rreth tre muaj, sot nuk u lejuan sërish të hyjnë në ndërtesë, ndërsa janë në pritje të një liste zyrtare që do të përcaktojë se cilat prej tyre do të vazhdojnë punën, teksa në vendin e tyre janë sjellë punëtore të reja nga e njëjta kompani kontraktues.

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat janë në grevë për rreth tre muaj, këtë të hënë u paraqitën sërish në Kuvend me dokumentet e tyre të punës, siç ishte kërkuar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci.

 

Sipas punëtoreve, ato po presin publikimin e listës zyrtare, për të mësuar se cilat prej tyre do të mbeten në punë dhe cilat jo.

Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit, tabelat me mbishkrimin “Jemi në grevë” janë hequr, duke dhënë sinjale se situata po shkon drejt një zgjidhjeje.

Nga brenda Kuvendit, është vërejtur prania e punëtoreve të reja teknike, të cilat janë punësuar nga e njëjta firmë kontraktuese e pastrimit, e kjo ka ndodhur pa asnjë paralajmërim të premten e javës së kaluar.

Kërkesa kryesore e grevistëve është rritja e pagës nga 250 euro në 550 euro, një kërkesë që, deri më tani, ka mbetur e paplotësuar.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Komplikacionet e gripit tek fëmijëtKomplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…
    Tags: të, në, informacione
  • 92
    Aliu nga IHMK: Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të funditGjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevës ka pasur reshje të borës. Por, si parashikohen të jenë temperaturat në Kosovë në ditët në vazhdim si dhe stina e dimrit? Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim  ka thënë…
    Tags: të, në, informacione
  • 92
    Alergjitë stinore-kur duhet të drejtoheni tek mjeku?Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në…
    Tags: të, në, informacione
  • 91
    Natyropatia- Këshilla të rëndësishme!Natyropatia është një bashkësi disiplinash plotësuese e mjekësisë zyrtare e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke përfshirë homeopatinë apo osteopatinë akupunkturën. Arben Gjoni, mjeku natyropat i diplomuar në Itali gjatë një interviste për TV7 Albania ndau disa këshilla të rëndësishme që lidhen me konsumimin e ushqimit por edhe informacione të rëndësishme…
    Tags: të, në, informacione
  • 90
    Një trup i shëndoshë në një mendje të shëndoshë- rekomandime të rëndësishmeQë të gezoni një mirëqënie të mirë nuk do të thotë që vetëm të ushqeheni mire. Por, të ushqyerit, stërvitja, gjumi, stresi apo marrëdhëniet e ndërtuara janë aspekte të jetës që kërkojnë kujdes të veçantë. Taylor Cwiertniewicz, infermiere e lartë e specializuar për kujdesin familjar në Kaliforni të Shteteve të…
    Tags: të, informacione
Comments