Inkurajime

Pyetja më e rëndësishme në botë!

Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t’i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.- Predikuesit 2 : 11

Ajo u kurorëzua Mis Amerika në kohën që po diplomohej për drejtësi në Master për Administrim Biznesi. Ish-atletja më e mirë e kolegjit, la drejtësinë për t’u bërë korrespondente televizive e nominuar për çmimin Emmy—dhe sapo kishte mbushur 30 vjeç. Por kur nuk mundi t’i përgjigjej të ashtuquajturës, “pyetja më e rëndësishme në botë”, Çesli Krist u hodh nga një ndërtesë e lartë në Nju Jork dhe vdiq.

Historia e Krist-it është një histori shumë e trishtë. Më pak se një vit më parë, ajo kishte shkruar: “Zbulova se pyetja më e rëndësishme në botë… është pyetja pse? Pse duhet të punoj të kem kaq shumë arritje vetëm për të pasur dhe një fitore tjetër? Pse të jepem kaq shumë pas medaljeve apo një tjetër eksperience në CV time? …Pse duhet të punoj kaq shumë për të arritur ëndrrat që shoqëria më ka nxitur të dua kur vazhdoj të jem bosh brenda meje?”

Ashtu si Çesli Krist, shkrimtari i librit të Predikuesve arriti gjithashtu në përfundimin se “Çdo gjë është e kotë” (Predikuesit 1:2). Ky është një lajm i keq. Por bashkë me lajmet e këqija, Bibla  na jep edhe lajmin e mirë. Sipas saj, përveç marrëdhënies me Zotin, arritjet e kësaj jete nuk do të kënaqin kurrë. Por Jezusi erdhi për të na dhënë shembullin se si duhet të jetojnë njerëzit, nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Tij. Shërimi, shpresa dhe një jetë me kuptim dhe kënaqësi u ofrohet të gjithë atyre që besojnë në Të.

Mbajeni shpresën tuaj te Zoti, sepse pranë Tij ka dhembshuri”, thotë Bibla, “… tek Ai ka shpëtim të  plotë” (Psalmi 130:7).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
    Tags: të, një, dhe, për, në, inkurajime
  • 97
    Si të ribashkoni copëzat e një jete të thyer?Një grua e re më shkroi historinë e mëposhtme nga qelia e një burgu: Jeta ime ka qënë si të isha një shishe. Gjithmonë mendoja se  do të isha diçka e veçantë. Ndoshta do të përdoresha  për të mbajtur ndonjë ilaç të kushtueshëm, ose mund të përdoresha si një vazo…
    Tags: të, më, një, në, dhe, inkurajime
  • 96
    Të lirë nga FajiMeqënëse Jezusi vdiq në kryq për mëkatet tona, ne mund të ndjekim vullnetin e Perëndisë, pa peshën e fajit dhe turpit. 1 Pjetrit 2:22-25 Faji mund të përkufizohet si shqetësim në shpirtin e një personi për një mëkat të qëllimshëm dhe të ndërgjegjshëm. Mund ta gjejmë këtë ndjesi që në…
    Tags: të, dhe, për, një, në, inkurajime
  • 96
    Të bëhesh dhurues bujar!Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi të gjitha dhuratat që gëzoni për shkak të mirësisë së Perëndisë. 2 Korintasve 9:6-8 Ne e dimë se duhet të jemi bujarë, por a keni menduar ndonjëherë për të gjitha mënyrat se si Zoti ka qenë bujar me ju? Ai na formoi…
    Tags: të, dhe, për, në, një, inkurajime
  • 96
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
Comments