Kulturë

Qendra Kinematografike e Kosovës në pritje të projekteve filmike

Qendra Kinematografike e Kosovës është vënë në kërkim të projekteve kinematografike. Për këtë edhe ka hapur konkursin vjetor për subvencionim të projekteve filmike në tetë kategori. Institucioni më i lartë kinematografik në vend, në total ka buxhet prej 988 mijë eurove, kurse vetëm për subvencione dhe transfere ka 924 mijë euro.

Konkursi vjetor që do të jetë i hapur deri me 28 tetor do të përkrahë filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistikë e dokumentarë, filma të shkurtër dhe të gjatë të animuar, filma debutues të metrazhit të gjatë artistik, kooproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik dhe projekte për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë. Sipas konkursit, aplikimi bëhet online nëpërmjet faqes zyrtare të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Vitin e kaluar ky institucion kishte përkrahur 25 projekte kinematografike me gjithsejtë 650 mijë euro.

QKK-ja ka hapur konkursin e sivjetmë pavarësisht obligimeve financiare që ka.

Vetë Këshilli drejtues që ka miratuar hapjen e konkursit, nëpërmjet një raporti në qershor të këtij viti, kishte njoftuar ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, se QKK-ja ka 1.8 milionë euro borxhe. Shkaku i këtyre borxheve por edhe i disa gjetjeve të tjera Këshilli ka rekomanduar shkarkimin e drejtorit të QKK-së, Arben Zharku. Ai është pezulluar, shkarkuar e më pas është kthyer në këtë pozitë. Por prapë është në Komision disiplinor.

Vitin e kaluar ishin 71 projekte filmike që i ishin adresuar Qendrës Kinematografike të Kosovës në konkursin e saj vjetor të hapur në korrik. Por kriteret që t’i nënshtrohen vlerësimit i kishin përmbushur 63 projekte.

Në kategorinë e filmave të metrazhit të gjatë artistik ishin përkrahur projektet “2000 A post-war Odyssey” i shtëpisë filmike “Plan Bee Film”, nën regji të Zgjim Terziqit dhe “Personazh” i shtëpisë filmike “2B”, nën regji të Ekrem Xanit. Sa u përket filmave të shkurtër artistikë, juria kishte vendosur që të përkrahen tri projekte: “Lulja e parë”, nën regji të Astrit Ismailit, “Koagulim” i Noar Sahitit dhe “Pritja”, nën regji të Artan Korenicës. Po ashtu, tri projekte janë në listën e filmave të metrazhit të gjatë dokumentar: “Home is where the films are”, nën regji të More Raçës, “Më shumë se lojë”, nën regji të Fatos Berishës, dhe “When the trees opened”, nën regjit të Ilir Hasnajt.

Isa Qosja, Agron Vula, Katriel Schorry, Lenka Tyrpakova, Valton Beqiri, Ismet Sijarina dhe Ilir Gjocaj kanë qenë shtatëshja e jurisë vlerësuese.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Risjellja e muzikës klasike në shoqërinë KosovareIshte njëra nga Divertimentot e kompozitorit të madh klasik Wolfgang Amadeus Mozart, e cila mundësoi takimin e parë të orkestrës me publikun, një takim i cili në muajt në vijim do të sillte familjarizimin e munguar me ta. Natyrisht, dyshimet vazhdonin nëse kjo orkestër do të arrinte të mbijetonte. Dhe…
    Tags: të, në, kulturë
  • 100
    “European Film Awards” i 2020-s kthen sfidën në mundësiSi shumë festivale të filmit, ekuivalenti evropian i “Oscars” mbahet në mënyrë digjitale. Organizatorët thonë se është një mundësi për të provuar gjëra të reja Dashamirët e filmit dhe festivaleve, si dhe filmbërësit, e kanë vënë në dyshim prej muajsh: ceremonia e “European Film Awards” është caktuar të mbahet online.…
    Tags: të, në, kulturë
  • 98
    Sanremo 2021 shtyhet për në prillSanremo, 23 nëntor – Pas shtyrjes nga shkurti në mars, Festivali i famshëm italian i këngës, Sanremo, mund të shtyhet përsëri për në fillim të prillit, shkruan faqja e internetit vanityfair.it. Arsyet, përveç urgjencës Covid-19, do të lidheshin gjithashtu me një dispozitë specifike të bashkisë së Sanremos, e cila do…
    Tags: të, në, kulturë
  • 98
    Thesaret e vjetra të gjetura më 2020Pandemia e COVID-19 nuk i ka ndalur arkeologët nëpër botë. Gjatë këtij viti janë gjetur objekte spektakolare si sarkofagë, statuja të mermerta e monedha ari.Saqqara, nekropol i qytetit të Memfisit, rreth 30 kilometra në jug të Kajros, cilësohet si një prej vendeve më të rëndësishme arkeologjike në Egjipt tok me…
    Tags: të, në, kulturë
  • 96
    “Zgjoi” i Kosovës në festivalin australian që tubon fitues çmimesh prestigjioze“Qasja regjisoriale e Bashollit, skenari i fuqishëm dhe aktrimi i shkëlqyer i Yllka Gashit, e që është në qendër të filmit, i sjellin lidhjen me luftën dhe fuqinë e grave në një fokus të mprehtë dhe shpërblyes”, është njëri prej vlerësimeve që “Syndney Film Festival” ia bën “Zgjoit”. Para se…
    Tags: të, në, kulturë
Comments