Inkurajime

Reagimi në situata të vështira

Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve. Romakët 12:17

A je përballur ndonjëherë me situata ku sjellja jote, nuk  ka qenë jo ajo që duhet të ishte? Ti e di se duhet t’i duash armiqtë e tu. Jezusi na e ka thënë këtë! Por fakti është se ti nuk është se i do armiqtë e tu dhe me shumë mundësi do të ishe i lumtur që të shihje se ata po merrnin atë që meritojnë për çfarë kanë bërë. Ndoshta ndihesh kështu  ndaj  gruas që vodhi zemrën e bashkëshortit tënd, apo ndaj konkurrentit  që  gënjeu mbi integritetin tënd në punë dhe kështu ti humbe klientin tënd. Ti je i shqetësuar nga disa ndjesi të errëta të cilat qëndrojnë në zemrën tonë.

Nëse e gjen veten në sa thashë më lartë, atëherë shiko jetën e një njeriu që është ndjerë pikërisht ashtu siç po ndihesh ti, e mëso se si arriti që ta menaxhonte armiqësinë. Cili është emri i tij? David, mbreti i Izraelit antik. Ndërkohë që lexon psalmet që i përkasin Davidit, do të zbulosh se ka thënë disa gjëra shumë të ashpra për armiqtë e tij; ndoshta ato gjëra që ti ke qenë duke menduar.  Ai u lut që Perëndia të shkaktonte fatkeqësi mbi ta, që këmbët e tyre të thyheshin, që ata të shpoheshin me shtiza, e që të shkonin në ferr.  Po, i njëjti David që ka thënë, ‘Ai mė çon nė kullota me bar tė njomė, mė drejton pranė ujėrave qė tė çlodhin”

Si arriti Davidi që ta menaxhonte zemërimin dhe armiqësinë që ndjente? Më së pari, vër re se ai e shprehu  ankthin e zemrës së tij në lutje. Fatmirësisht, Perëndia  është më i Hirshëm, sesa thjesht t’u përgjigjet shumë prej lutjeve tona. Fakti që Davidi i shprehu ato ndjenja, nuk i bënte ato të drejta, por duke qenë se ai po i nxirrte ato nga zemra e tij, ai lejoi Frymën e Shenjtë që të fillonte pastrimin dhe shërimin, kjo ndryshoi qëndrimin e tij. Bëj një shënim të Psalmit 26, ku Davidit i është bërë një padrejtësi dhe ai i thirri Zotit për hakmarrje. Por ai e mbylli këtë lutje duke thënë “Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua” Psalmi 26:11)

Armiqtë gjithmonë e afruan Davidin më shumë tek Perëndia. Henry Halley thotë   “ Pavarësisht se cili ishte situata, e gëzueshme apo e tmerrshme, gjithmonë Davidi shkonte drejt e tek Perëndia. Pavarësisht dobësive të tij, Davidi jetoi në Perëndinë.”

Ka një tjetër mësim, që mund të mësosh nga jeta e Davidit. Ai e fokusoi vëmendjen e tij tek Perëndia, e jo tek armiqtë e tij. Kur ai ishte në telashe,  Davidi nuk shpenzonte kohë duke thurur hakmarrje, ose duke kërkuar se si mund të shkonte mirë me ata që i kishin bërë padrejtësi. Ai gjente strehim tek i Gjithëpushtetshmi.

Kur ai ishte në dëshpërim,   gjatë kohës që njerëzit  tij u kthyen kundër tij dhe kërkuan ta vrisnin, “ Davidi u forcua tek Zoti, Perëndia i Tij.” 1 e Samuelit 30:6). Një tjetër version thotë “ai e inkurajoi veten në Zotin, Perëndinë e Tij.”

Analizë: Kur i citon  shkrimet Perëndisë, gjë që Davidi e bëri vazhdimisht, kjo është një formë lutje që i kujton Zotit besnikërinë e Tij dhe përkushtimin që ka ndaj Fëmijëve të Tij. Përgjatë viteve, kam krijuar një praktikë, e nis dhe e mbyll ditën duke i cituar Psalme Perëndisë, si lutje që reflektojnë ndjesi të zemrës sime. Shpesh ndjesitë dhe emocionet që kanë shprehur shkruesit e Shkrimeve, arrijnë t’i shprehin ndjesitë e mia shumë më mirë nga sa unë mundem.

Dhe diçka tjetër e rëndësishme. Davidi shqetësohej gjithmonë nga përparimi i të këqijve, armiqve të tij, e armiqve të Zotit, e megjithatë Davidi, besoi fort tek triumfi përfundimtar i drejtësisë së Zotit.  Ai tha “Ki shpresë tė patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën tij, dhe ai do të tė lartojė me qėllim qė ti tė trashėgosh tokėn; kur tė pabesėt tė jenė tė shfarosur, ti do ta shikosh” Psalmi 37:34)

Mëso një mësim të fuqishëm të jetës së Davidit. Pali e tha kaq thjeshtë “`Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti` ( Romakët 12:19)

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Duke ecur në druajtje dhe ngushëllim!Veprat e Apostujve 9:31: “Kështu në mbarë Judenë, në Galile dhe në Samari kishat kishin paqe dhe ndërtoheshin. Dhe duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, shumoheshin.” C’pamje e mrekullueshme e kishës! Ajo po ndërtohet, ajo po rritet, apo po shumohet, por dëgjoni këtë përshkrim:…
    Tags: të, në, dhe, tij, që, mesazh, inkurajime
  • 93
    Besimi në Lutje!Ati ynë i dashur qiellor kënaqet kur plotëson nevojat e bijve të Tij. Mateu 7:7-11 Lutjet tona janë një lloj adhurimi që i sjell lavdi Perëndisë. Por kjo nuk është e vetmja arsye pse duhet të lutemi. Sjellja e shqetësimeve tona te Perëndia na ndihmon të rritemi në varësinë ndaj…
    Tags: të, tij, në, dhe, që, mesazh, inkurajime
  • 92
    Pranoni rolin që Zoti ju ka dhënë!Ashtu si ne sot, kisha e Korintit luftoi me rolet gjinore dhe çështjet e nënshtrimit, ndal Pali i udhëzoi ata si si duhet të silleshin në mënyrë biblike. Në pamje të parë, ky pasazh mund të duket se ka të bëjë vetëm me faktin nëse gratë mund t’i shkurtojnë flokët…
    Tags: të, që, në, dhe, mesazh, inkurajime
  • 92
    Madhështia e Perëndisë: Një burim ngushëllimi!Zoti është më i madh se çdo problem me të cilin përballeni sot. Psalmi 145:1-21 Asnjëherë mos e merrni si të mirëqenë madhështinë e Perëndisë, pasi Zoti është një burim ngushëllimi për të gjithë ata që strehohen tek Ai. Zoti është përtej nesh në çdo gjë, megjithatë Ai thotë: “Unë…
    Tags: të, dhe, në, ai, tij, që, se, mesazh, inkurajime
  • 91
    Të sjellësh ndryshimin!Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve. Ezekieli 13:1-16 Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja,…
    Tags: të, që, në, dhe, mesazh, inkurajime
Comments