Re’eh – (Shikoni)
“Zoti dëshiron t’i bekojë fëmijët tuaj me prezencën dhe mirësinë e tij”
Leximi i kësaj jave fillon me një deklaratë për kohët e vështira që ka kaluar Izraeli; megjithatë, Zoti bën gjithashtu një deklaratë ngushëlluese për një ndryshim të mrekullueshëm që po vjen mbi njerëzit. Duke folur se si Zoti do ta bekojë popullin e Tij me pasuri të madhe në Mbretërinë e Tij, Perëndia zbulon gjithashtu një bekim më të madh se pasuria; domethënë fëmijëve tanë do u mësohen dhe do kuptojnë të vërtetat rreth Zotit,
“Tërë bijtë e tu do të mësohen nga Zoti dhe e madhe ka për të qenë paqja e bijve të tu.” – Isaia 54:13
Në gjysmën e dytë të këtij vargu theksohet se përfitimi më i madh i njohjes së Zotit dhe të vërtetave të Tij është paqja e madhe! Pyetja që çdo prind duhet t’i bëjë vetes është a i dua unë fëmijët e mi? Përpara se dikush të përgjigjet menjëherë “Sigurisht që po”, duhet së pari të pyesë veten: “A po i mësoj fëmijët e mi ta njohin Zotin nëpërmjet Mesias Yeshua-s dhe të vërtetave të Shkrimit?” Nëse nuk mund t’u përgjigjeni pozitivisht këtyre dy pyetjeve, atëherë nuk po tregoni dashuri për fëmijët tuaj.
Ky varg përmend “paqe të madhe” dhe është më e rëndësishme të kuptojmë se çfarë nënkupton. Fjala hebraike për “paqe” i ka rrënjët në konceptin “përmbushje”. Kjo do të thotë se Zoti dëshiron të përmbushet vullneti i Tij në jetën e fëmijëve tuaj. Kjo do të thotë t’i bekosh ata me prezencën dhe mirësinë e Tij. Ky bekim shkon shumë përtej asaj që fjalët njerëzore shprehin dhe nënkuptojnë. Megjithatë, për të marrë të gjitha këto bekime duhet të ecim në vullnetin e Zotit. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ecim sipas të vërtetave të Shkrimit.
Paqja e madhe është gjithashtu ai besim i brendshëm që rrjedh nga një marrëdhënie personale me Zotin e Gjallë nëpërmjet Birit të Tij, se pavarësisht nga vështirësitë apo sprovat që has njeriu, Zoti është më shumë se mjaft. Me fjalë të tjera, është paqja që ja tejkalon çdo zgjuarsie për të cilin foli Pali (shihni Filipianëve 4:7). Isaia 54 përfundon me një deklaratë për trashëgiminë e shërbëtorëve të Zotit. Është përgjegjësi e dhënë nga Zoti që prindërit t’ua lënë këtë trashëgimi fëmijëve të tyre. Çdo prind duhet t’a kuptojë se kjo detyrë është më e rëndësishme se të qënurit baba ose nënë.
Related Posts
- 97
- 95
- 94
- 94
- 93