Në javët e fundit kemi thënë se ne i jemi borxhli Perëndisë për mëkatin tonë. Gjithashtu kemi thënë se këtë mëkatë ne nuk mund ta fshijmë vetë, as me sakrifica e as me asgjë tjetër. E shlyerja e mëkatit bëhet në mënyrën e Perëndisë, Atit tonë. E kjo mënyrë është që Ai e dërgoj Jezusin Krishtin, që të vinte në këtë botë, si biri i Perëndisë, si vetë Zoti dhe të vdiste në kryq për mëkatet tona. Gjatë kohës së tij në kryq, Jezusi ka thënë 7 thënie të njohura që tregojnë jetën e tij, sakrificën e tij por flasin edhe për ne.

Facebook Comments