Kur bie fjala tek dështimet, atëherë ne shpesh bëhemi viktimë e mendjes tonë duke e konsideruar veten si dështak. E rëndojmë veten duke thënë se nuk kemi shpresë, nuk kemi arsye dhe shpesh kemi dëgjuar njerëzit të cilët kanë kaluar nëpër vështirësi të shumta duke mallkuar e duke thënë, më mirë të mos kishim lindur fare. Por a e kemi pyetur veten se pse na ndodhin këto dështime? Ne mund të mos e dimë gjihtmonë arsyen e vuajtjeve tona por një gjë e dimë me siguri, se Zoti na do dhe se Ai kujdeset për ne. Pavarsisht nga dhimbja, nga hidhërimi apo nga vështirësitë dhe stuhitë nëpër të cilat kalojmë. Atëherë kur përballesh me dështime dhe vështirësi kujto se Perëndia ynë është më i madh se çdo problem dhe se motivi i jetës sonë gjendet tek Jezus Krishti.