Sot lexojmë nga Mateu 5:7
“Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë.”

Po i rikthehemi një prej pjesëve më të fuqishme të Shkrimit: Predikimit në Mal, predikimit më të madh që është bërë ndonjëherë. Jezusi, përmes këtyre “lumturive”, nuk na jep thjesht një listë bekimesh, por vizaton rrugën e shpëtimit – një pasqyrë për të parë se si duket jeta e atij që është vërtet i shpëtuar.

Shpëtimi nuk fitohet me përpjekjet tona, por është vetëm në hir, vetëm me anë të besimit, dhe vetëm nëpërmjet Krishtit.

Pastor Gani Smolica – Sipas Fjalës ora 13:30

Facebook Comments