Ndihma dhe mirësia janë vlera që e bëjnë botën më të mirë. Sot, shumë njerëz përpiqen të ndihmojnë të tjerët, të japin për të varfrit dhe të bëjnë mirë. Por një pyetje e rëndësishme është: Me çfarë motivi bëjmë këto gjëra?
Psalmi 81 na fton të reflektojmë mbi shërbimin tonë dhe motivet tona. Lexojeni dhe le të kujtojmë se çdo veprim i mirë ka kuptim të vërtetë kur buron nga dashuria dhe përkushtimi ndaj Perëndisë.
Psalmi 81: I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit. Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodioze bashkë me lirën. I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë. Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit. Ai e caktoi si një dëshmi te Jozefi, kur doli kundër vendit të Egjiptit. Atëherë unë dëgjova një gjuhë që nuk e kuptoja;6 “O Izrael, unë e hoqa barrën nga shpatullat e tua; duart e tua e kanë lënë shportën. Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t’u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela) Dëgjo, o populli im, dhe unë do të qortoj. O Izrael, sikur ti të më dëgjoje!Mos pastë në mesin tënd asnjë perëndi të huaj dhe mos adhuro asnjë perëndi të huaj.Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush. Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur. Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre. Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia! Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij. Ata që urrejnë Zotin do t’i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë. Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi”.
Folës: Pastor Gani Smolica









