Në këtë studim biblik, ndalemi te një nga pyetjet më të thella të jetës:
Çfarë ndodh pas vdekjes?

Apostulli Pal na kujton se, edhe pse trupi ynë fizik dobësohet dhe kalon, jeta jonë e brendshme në Perëndinë përtërihet vazhdimisht. Ai na drejton sytë nga e përjetshmja dhe jo nga ajo që është kalimtare.

Leximi: 2 Korintasve 4:16 – 5:10

2 Korintasve 4:16-18
“Prandaj nuk ligështohemi; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm prishet, ai i brendshmi përtërihet përditë. Sepse pikëllimi ynë i lehtë që është për një çast, na prodhon një peshë të përjetshme lavdie, që tejkalon çdo masë, ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë nga gjërat që duken, por nga ato që nuk duken; sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk duken janë të përjetshme.”

2 Korintasve 5:1-5
“Sepse ne e dimë se, po të prishet kjo tendë tokësore ku banojmë, kemi një ndërtesë nga Perëndia, një shtëpi jo të bërë me dorë, të përjetshme në qiej…”

2 Korintasve 5:6-8
“Prandaj kemi gjithnjë besim… sepse ecim me anë besimi dhe jo me anë shikimi… dhe kemi më tepër dëshirë të largohemi nga trupi dhe të banojmë me Zotin.”

2 Korintasve 5:9-10
“Prandaj kemi për synim… t’i pëlqejmë atij. Sepse të gjithë duhet të dalim përpara gjykatores së Krishtit…”

Folës: Pastor Gani Smolica

Facebook Comments