Sot do të flasim për ardhjen e Mbretit dhe hyrjen triumfale të Jezusit në Jerusalem.
Jemi vetëm një javë larg Pashkës, dhe me të vërtetë kemi për çfarë të flasim. Jezusi dhe dishepujt e Tij ishin në rrugë për në Jeruzalem, sapo kishin kaluar qytetin e Jerikos dhe u kishte mbetur vetëm rreth 17 milje deri në destinacion.

Në Ungjillin sipas Mateut, kapitulli 21, vargjet 1-3 thuhet:

1 Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,
2 duke u thënë atyre: “Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m’i sillni!”
3 “Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t’i kthejë shpejt.”

Programi Sipas Fjalës – Pastor Jetoni
Ora 13:30

Facebook Comments