Një nga të vërtetat më të vështira për shumë besimtarë për t’u pranuar plotësisht nuk është fakti se Perëndia i do njerëzit në përgjithësi, por se Ai i do ata personalisht. Shpesh, dashurinë e Perëndisë e kuptojmë si një koncept të largët, diçka teorike. Megjithatë, e kemi më të vështirë ta pranojmë atë si një realitet të drejtpërdrejtë në jetën tonë. Shkrimi i Shenjtë nuk e paraqet dashurinë e Perëndisë si të largët apo abstrakte. Përkundrazi, ajo është e gjallë, personale dhe e prekshme. Siç thuhet: “Shikoni ç’lloj dashurie na ka dhënë Ati, që të quhemi fëmijët e Perëndisë, dhe të tillë jemi.” (1 Gjonit 3:1)

Kjo dashuri nuk është vetëm një ide, është identiteti ynë.

Folës: Pastor Jeton Sokoli

Facebook Comments