Së fundmi, shumë njerëz më kanë pyetur: Si është miqësia me Zotin? Çfarë do të thotë të jesh mik i Tij? Romakëve 5:10 na kujton: ‘Sepse kur ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë përmes vdekjes së Birit të Tij.’ Ne jemi krijuar për të jetuar pranë Tij, dhe Ai dëshiron që të jemi miq të mirë me Të. Marrëdhënia me Zotin mund të shfaqet në shumë mënyra — Ai është Shpëtimtari, Ati, Krijuesi dhe më shumë se kaq. Por më e bukura është kjo: Ai dëshiron të jetë miku yt dhe të mbushë jetën tënde me dashuri, udhëzim dhe paqe.
Folës: Pastor Gani Smolica
Facebook Comments









