Jeni të pakënaqur me jetën tuaj? Nëse po, nuk jeni vetëm. Me mijëra njerëz janë të lodhur, të këputur, ndihen të zbrazët dhe të paplotësuar. Disa kanë provuar fenë me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje për mënyrën se si ndihen, por vetëm sa janë rënduar me rregulla pa jetë dhe të pa arsyeshme të cilat nuk kanë mundur t’i mbajnë dot. Nëse ke provuar fenë, kjo nuk do të thotë se ke provuar Perëndinë si zgjidhje ndaj jetës tënde të zbrazët, të zhgënjyer dhe të rënduar nga ndjenja e fajit.

Nëse keni nevojë të ndiheni se ju duan, nëse keni nevojë për një mik, nëse keni nevojë që mëkatet t’ju falen dhe nëse keni nevojë për një të ardhme … Jezu Krishti është përgjigjja për ju. Ai po pret t’ju japë
një jetë të re dhe t’ju bëjë një krijesë krejt të re. Nëse nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj, atëherë duhet të ndryshoni diçka. Nëse vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra që kemi bërë gjithmonë, atëherë do të kemi atë jetë që kemi pasur gjithmonë. Ju duhet të merrni një vendim dhe është vendimi më i rëndësishëm që
do të merrni ndonjëherë.

Facebook Comments