Në Ungjillin sipas Lukës (24:13–53), në kapitullin e fundit, gjejmë një nga rrëfimet më domethënëse pas ringjalljes së Krishtit: rrugën për në Emaus. Kjo histori paraqet takimin e Jezusit të ringjallur me dy nxënës të hutuar, të zhgënjyer dhe të pasigurt për atë që kishte ndodhur.
Përmes këtij udhëtimi dhe bisede, Jezusi u zbulon atyre të vërtetën, duke ua hapur sytë dhe zemrat për të kuptuar Shkrimet dhe realitetin e ringjalljes.
Në këtë reflektim do të ndalemi në tre mësime kryesore që dalin nga kjo ngjarje, mësime që janë po aq të vlefshme edhe për jetën tonë sot.
Javën e kaluar festuam ringjalljen e Zotit tonë, Krishtit, një ngjarje që është kremtuar nga miliona besimtarë në mbarë botën dhe që vazhdon të mbetet thelbi i shpresës së krishterë.
Folës: Pastor Gani Smolica









